Vodafone Albania prezanton Vodafone Business: Një platformë inovative që do të transformojë rrënjësisht bizneset shqiptare - Business Magazine Albania

Vodafone Albania prezanton Vodafone Business: Një platformë inovative që do të transformojë rrënjësisht bizneset shqiptare


Vodafone Albania prezantoi këtë javë Vodafone Business, një platformë e përparuar teknologjike, që u shërben bizneseve dhe nevojave të tyre! Vodafone Business mund të konsiderohet si baza për bizneset që duan të përfitojnë nga transformimi dixhital që po ndodh në botë.

Synimi i Vodafone Business është të ndihmojë bizneset që të përshtaten me teknologjitë dhe nevojat e së ardhmes. Kjo platformë ndihmon bizneset për të shfrytëzuar mundësitë që ofron inovacioni, të zgjerojnë biznesin e tyre dhe të punojnë me më shumë efikasitet se më parë. Ky synim do arrihet duke punuar krah për krah me ta për të kuptuar sfidat me të cilat përballen dhe qëllimet që duan të arrijnë.

Agar Perez, Drejtore e Vodafone Business, theksoi rëndësinë e kësaj platforme: “Kemi nisur një rrugëtim që do të transformojë bizneset shqiptare, qytetet dhe jetët tona. Nuk ka dyshim se bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe Vodafone është në pararojë të këtij revolucioni. Përmes portofolit tonë të plotë të zgjidhjeve me produkte e shërbime, klientët tanë të biznesit do të jenë gjithmonë një hap përpara drejt një të ardhmeje të suksesshme për biznesin e tyre.”

Platforma e parë, që lidh të gjitha pajisjet inteligjente (IoT), u jep bizneseve vizibilitet dhe kontroll të pajisjeve të tyre. Nuk ka rëndësi nëse jeni një biznes i vogël apo i madh, me ambicie lokale ose globale, pasi platforma është krijuar për t’iu përshtatur të gjitha nevojave që ka një biznes, që nga menaxhimi i aseteve fizike deri tek monitorimi i cilësisë së produktit dhe të dhënave demografike të klientëve.

Vodafone Business është kthyer në partnerin tuaj të biznesit dhe falë ekspertizës në komunikim, platformës globale të IoT dhe shtrirjes së gjerë në nivel global, ky partneritet ju siguron suksesin e biznesit  tuaj në epokën dixhitale.

Për më shumë rreth Vodafone Business vizitoni www.vodafone.al/biznesi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0