Instagram ju lejon të shihni me cilat llogari bashkëveproni më shumë dhe më pak - Business Magazine Albania

Instagram ju lejon të shihni me cilat llogari bashkëveproni më shumë dhe më pak


Shikoni njerëzit me të cilët nuk flisni më

Instagram ka shtuar një veçori, e cila ju lejon të rendisni në llogaritë që po ndiqni nga “Most shown in feed” dhe “Least interacted with”. Nga atje, përdoruesit mund të menaxhojnë ndjekjet dhe njoftimet.

“Instagram është me të vërtetë për t’ju afruar me njerëzit dhe gjërat që ju interesojnë – por ne e dimë se me kalimin e kohës, interesat dhe marrëdhëniet tuaja mund të evoluojnë dhe ndryshojnë. Pavarësisht, nëse diplomoheni, zhvendoseni në një qytet të ri ose jeni fiksuar me një interes të ri dhe do të gjeni një komunitet, ne duam ta bëjmë më të lehtë për të menaxhuar llogaritë që ndiqni në Instagram, në mënyrë që ato të përfaqësojnë më së miri lidhjet dhe interesat tuaja aktuale”, thotë kompania.

Karakteristika është mjaft e dobishme nëse po kërkoni të zvogëloni numrin tuaj të ndjekjeve dhe të përmirësoni përvojën tuaj te “Newsfeed” të Instagram. Instagram shtoi gjithashtu kohët e fundit mundësinë për të renditur listën tuaj të ndjekjeve nga më të hershmit te ato më të fundit. Kjo mund të jetë një përvojë argëtuese (ose e trishtë) pasi shikoni pas në kohë marrëdhëniet, me të cilat keni ndaluar kultivimin dhe ju sjell në kujtesë njerëzit me të cilët nuk flisni më.

Përditësimi ka përfunduar tashmë. Nëse nuk shfaqet për ju, provoni të mbyllni aplikacionin dhe rihapeni përsëri. Karakteristika mund të shfaqet më ngadalë në telefonat Android, bazuar në përvojën e stafit të Verge me pajisje Android që raportuan se nuk ishte shfaqur ende.

THE VERGE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0