Fuqizoni Brandin Personal - Rritni Shitjet

Fuqizoni Brandin Personal – Rritni Shitjet



Trajnimi “Fuqizoni Brandin Personal – Rritni Shitjet”, organizuar nga “EJ Business Consulting”, do t’u ofrojë  pjesëmarrësve një guidë të thjeshtë me njohuritë  më  bashkëkohore në artin e shitjes. Të provuara praktikisht për ndikimin e jashtëzakonshëm që ato kanë, për transformimin e proçesit të shitjes, duke garantuar diferencimin nga konkurentët dhe arritjen e një suksesi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Trajnimi është i vlefshëm për të gjithë sipërmarrësit dhe ata që punojnë në botën e biznesit dhe të  shitjes, pavarësisht nëse janë në pozicione drejtuese, menaxheriale apo operacionale.
Jeni të mirëpritur, në  një  trajnim mjaft intensiv që do të ndryshojë  botëkuptimin tuaj për biznesin dhe artin e shitjes dhe do t’iu inspirojë për një nisje të re në rrugën tuaj të suksesit!

Trajnimi i parë do të organizohet të mërkurën, më 12 Shkurt 2020, ora 14.00 -19.00, pranë Tirana Business University. Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Pagesa për pjesëmarrjen dhe çertifikatën e trajnimit është 4 mijë lek (pa TVSH).

Të interesuarit mund të regjistrohen online në linkun e mëposhtëm ose mund të kontaktoni me e-mail për të dërguar Formularin e Regjistrimit.

Trajnues: ENEA JANKO
Drejtues i EJ Business Consulting
Themelues i Tirana Business University
Cel: 0672032205
E-mail: ejbusinessconsultant@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0