Lexo këtu: Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka Botërore, nxisin investimet me kapital privat në Shqipëri
Jaço në emër të Dhomës Amerikane të Tregtisë i bëri thirrje “administratës publike dhe sidomos Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që të monitorojë respektimin e ligjit për konsultimin publik”. Përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.
“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti”, u shpreh Jaço.
Por që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejnë terren dhe klimë të favorshme tha Jaço, ndërsa vuri në dukje nivelin e ulët të konkurrueshmërisë së Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale. “Shqipëria renditet e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet në vendin e 50, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”.
Jaço u shpreh optimist për potencialin e Shqipërisë për investimet e huaja. Ndaj dhe ai vlerësoi se “marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA në aspektin politik, ushtarak, të sigurisë etj, Shqipëria ka të gjithë mundësinë ti shtrijë edhe në nivelin tregtar”. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një historik të mirë bashkëpunimi me të gjitha qeveritë në Shqipëri. Në vijim të kësaj tradite, Jaço bëri publik për herë të parë lançimin, gjatë vitit 2020 të një iniciative strategjike, e cila ka për synim përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.
“Kemi identifikuar elementët dhe parimet kryesorë të inisiativës dhe jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe shoqata biznesi, për propozimin e masave konkrete, në mënyrë që, Shqipëria të bëhet lider në rajon” tha Presidenti i AmCham.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.