Serbi-Kosovë në një tryezë. I bashkon infrastruktura e transportit

Serbi-Kosovë në një tryezë. I bashkon infrastruktura e transportit


 

Kosova dhe Serbia nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit: për autostrada dhe për hekurudha. Përmes këtyre marrëveshjeve të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me Bashkimin Eeuropian.

Këto marrëveshje u nënshkruan me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në ceremoninë e marrëveshjes ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Ramë Qupeva, nga Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës dhe udhëheqësi i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lexo: Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë për barrierat tregtare me Kosovën

Kjo marrëveshje vjen pas nënshkrimit rreth njw muaj mw parw tw marrwveshjes pwr hapjen e korridorit ajror në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të së enjtes me ambasadorin Richard Grenell në Mynih të Gjermanisë tha se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, do të ketë në marrëveshje të reja.

“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura”, ka shtuar Thaçi duke theksuar se Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/168812237878460/?t=0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0