Mitch Joel folës në Spark.me 2020.Vizionar marketingu në Amerikën e Jugut

Mitch Joel folës në Spark.me 2020. Vizionar marketingu në Amerikën e Jugut


 Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, që do të mbahet në datat 30-31 Maj 2020, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi, sapo ka njoftuar folësin e dytë të konferencës.

Ai është Mitch Joel, një nga vizionarët e marketingut në Amerikën e Jugut dhe autor i dy librave bestseller të biznesit.

Kur markat si Google, Starbucks, Shopify dhe GE dëshirojnë të përdorin teknologjinë për t’u lidhur me klientët e tyre, ata thërrasin Mitch Joel. Mitch është themeluesi i Six Pixels Geouo, një kompani investimi, këshillimi dhe prodhimi, e cila është e fokusuar tek markat, reklamat, komuniteti dhe çfarë ka pas tyre. Mitch shpenzoi rreth dy dekada duke ndërtuar, drejtuar dhe shitur agjencinë e tij tek WPP, një nga kompanitë më të vlefshme të marketingut dhe komunikimit në botë. Së fundi, ai ishte presidenti i Mirum, një agjenci globale marketingu që operon në 25 shtete me rreth 3.000 punonjës.

Libri i parë i Mitch, Sic Pixels of Separation, i bazuar në blogun dhe podcast-in e tij të suksesshëm, është bestseller në fushën e biznesit. Libri i tij i dytë, CTRL ALT Delete, është quajtur një nga librat më të mirë të biznesit në vitin 2013 nga Amazon. Mitch është prezantuesi i podcast-it Six Pixels Separation, i cili është themeluar që në vitin 2006 dhe numëron mbi 700 episode. Fast Company, Strategy, Forbes, shumë radio, televizione, media dixhitale dhe print e kanë ftuar shpesh Mitch  për publikimet e tyre, duke qenë se ai është ekspert i fushës.

Ai është kolumnist dhe gazetar për I Heart Radio, Harvard Business Review dhe Inc. Magazine. Mitch ka marrë çmimin prestigjioz “Top 40 Under 40”. Spark. me ka bërë të ditur më herët emrin e folësit të parë, Jonas Ridderstråle, një nga folësit dhe mendimtarët më të respektuar dhe më me ndikim në fushën e biznesit në botë. Ai është bashkëautor i librit bestseller  “Funky Business”. Folës të tjerë do të bëhen të ditur në javët në vazhdim.

Lexo këtu: Jonas Ridderstråle folës në Spark.Me 2020. Spiker ndërkombëtar dhe mendimtar me influencë

Biletat e Spark.me mund t’i gjeni në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 euro. Megjithatë, pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga shitja e biletave Super Early Bird, dhe t’a blejnë biletën për 100 euro. Ka vetëm 50 bileta Super Early Bird. Gjimnazistët, studentët, të diplomuarit dhe studentët e doktoraturës të cilët janë deri në 27 vjeç, mund t’a përfitojnë biletën me një çmim special prej 50 euro.

Bileta e koferencës Spark.me përfshin: hyrjen më të gjitha sesionet (30-31 maj), akses në kompeticionin e startup-eve (30-31 maj), drekë bufe për të dyja ditët e konferencës, kafe gjatë pushimeve të shkurtra, një kokteil (në mbrëmjen e 30 majit). Akomodimi dhe trasporti nuk përfshihen në çmimin e biletës. Biletat mund të transferohen në emrin e dikujt tjetër, por nuk mund të rimbursohen.

Konferenca Spark.me është organizuar çdo vit që prej 2013-ës nga domeini .ME, një kompani private, e cila është përgjegjëse për operimin e domeinit .ME për internetin në Mal të Zi.

Që atëherë, kjo konferencë u shndërrua nga një pikë takimi për entuziastë të teknologjisë dhe geek, një një event marketingu dhe teknologjie që duhet shkuar patjetër.  Në 2019 Spark.me mblodhi 720 pjesëmarrrës nga 31 shtete.  Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Për më shumë informacion rreth konferencës mund të klikoni në website- zyrtar të Spark.me www.spark.me, Facebook, Twitter dhe Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0