Sfida IDEA 2020, mbështet 1000 aplikime startup-esh dhe ide biznesi

Sfida IDEA 2020, mbështet 1700 aplikime startup-esh dhe ide biznesi


Sipërmarrja dhe bizneset inovative janë çelësi për rritjen e konkurrencës në ekonominë globale sot. Ata janë prodhuesit më të fuqishëm të punësimit dhe të të ardhurave.

Gjithsesi, të nisësh dhe të zgjerosh me sukses një sipërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Sipërmarrësit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) shpesh përballen me sfida nga kërkesat për marrjen e financimit ose ekspertizës dhe kjo mund t’i pengojë ata që të fillojnë, inovojnë ose të rrisin një biznes.

Sfida IDEA u ofron një mundësi të veçantë 1000 nismave të bizneseve inovative për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, t’i ndihmojë të zhvillojnë një numër karakteristikash të domosdoshme për gjenerimin e ideve dhe në përfundim një plan biznesi bindës.

Në një intervistë për Business Mag, Jetona Myteveli, koordinatorja kombëtare e projektit për Shqipërinë, thotë se një arritje e madhe e IDEA-s është fakti që 65% e aplikantëve vijnë nga rrethet, jashtë Tirane. Trendi i punësimit ka ndryshuar. Të rinjtë duan të promovojnë veten, të investojnë për idetë e tyre. Kjo është ajo që bën pikërisht IDEA. Nxit startup-et, bizneset e reja, por edhe ata që vijnë vetëm me idenë teorike të gjenerojnë sukses.

Lexo këtu: Sfida IDEA hap aplikimet për vitin 2020

“Çdo problem e ka një zgjidhje. Çdo biznes është zgjidhje për një problem sepse ofron një produkt apo shërbim. Nuk ka biznese apo ide të pavlefshme”, shprehet Jetona. Me kombinimin e Trajnimeve për Zhvillim Biznesi, bashkë me këshillim dhe mentorim, “Sfida IDEA” është dizenjuar si një konkurs në katër faza dhe në çdo fazë identifikohen pjesëmarrësit më të suksesshëm. Gjatë viteve 2018,2019, Sfida IDEA ka pasur 2000 aplikantë nga e gjithë Shqipëria – 968 morën pjesë në modulin e parë në më shumë se 8 rajone – 366 përfunduan modulin e dytë – 271 plane biznesi të përfunduara.

94 plane biznese jane mbështetur nga skema e granteve IDEA, menaxhuar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë. Gjatë vitit 2019, 40 të përzgjedhurit e Sfida IDEA, prezantuan idetë e tyre të biznesit para një jurie profesionale të pavarur, me përfaqësues nga institucione private, publike dhe financiare me përfaqësues nga institucione private, publike dhe financiare, në programin E DIELL në Top Channel. Çdokush që merr pjesë në trajnimet IDEA, pajiset me çertifikatën e Konkursit të Planeve të Biznesit IDEA dhe ka qasje të privilegjuar në skemën e Granteve IDEA.

“Make it in Albania”, tha Jetona, kur i kërkuam këshillën për sipërmarrësit e rinj. Ky është një konfirmim, mjafton të besosh, t’a duash idenë apo biznesin tënd dhe do të kesh patjetër treg pune, shtoi ajo.

Idetë dhe bizneset që aplikojnë në sfidën IDEA janë të larmishme, nga agrobiznesi, bujqësia, pastrimi kimik, punimet artizanale, teknologjia etj. E përbashkëta e aplikantëve është se duan të sjellin risi. IDEA i mbështet këto risi nëpërmjet trajnimeve dhe programeve. “Ne shkojmë ku janë pjesëmarrësit, nuk presim që të gjithë të vijnë në kryeqytet”, shprehet Jetona. Një pjesë e rëndësishme është edhe rrjeti Alumni i IDEA-s. Bizneset, të cilët janë maturuar dhe kanë korrur sukses në performancën e tyre, janë treguesi dhe nxitësi më i mirë për t’u bërë pjesë e kësaj sfide.

Çfarë planifikohet për vitin 2020?

Sfida IDEA e ka pasur të  hapur fazën e aplikimit deri më 31 Janar 2020. Moduli i parë i trajnimit zhvillohet paralelisht në 6 rajone në të gjithë Shqipërinë me 400 pjesëmarrës, duke mbuluar tema të tilla si aftësitë dhe karakteristikat sipërmarrëse, krijimi dhe përzgjedhja e ideve, angazhimi i punës në ekip, etj. Trajnimi për kompetenca të avancuara biznesi do të vazhdojë me 2 module për Planin e Biznesit dhe Planin Financiar në 6 rajone, me 180 pjesëmarrës të përzgjedhur. Temat e trajtuara do të përfshijnë: planifikimin e biznesit, Lean Canvas, treguesit kryesorë dhe aktivitetet bazë, kuptimi i mirë i tregut dhe elementëve të rëndësishëm, si të planifikoni me buxhet dhe të menaxhoni financat, dhe inovacioni.

Sipërmarrësve të rinj do t’u ofrohet këshillim individual për të përpunuar planin e tyre të biznesit, si dhe do të ftohen në kampet e këshillimit gjatë fundjavave ku fokusi do jetë sipas sektoreve. Me çertifikatën e trajnimit IDEA dhe një plan biznesi të punuar plotësisht, ata janë gati të aplikojnë për IDEA Grant dhe burime të tjera financiare.

40 pjesëmarrësit më të mirë të përzgjedhur do të përfitojnë nga përvoja dhe dituria e mentorëve. Biznesmenët e suksesshëm shqiptarë dhe të huaj do të jenë në dispozicion në fundjavat “Takim me Mentorin“, takim ballë për ballë dhe nëpërmjet telefonit për të mbështetur përpunimin e planit të biznesit.

16 idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura si finalistë do të marrin pjesë në seminarin përgatitor për të rritur aftësitë e tyre të prezantimit. Finalistët do të prezantojnë para anëtarëve të jurisë dhe partnerëve të tjerë të IDEA-s për t’i bindur ata për IDEA-n e tyre të biznesit dhe Planin e Biznesit. 5 Fituesit e Sfida IDEA-s do të fitojnë automatikisht IDEA Grant.

Konkursi i Planeve të Biznesit IDEA – i zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me AIDA-n dhe sektorin privat – synon të ngrejë gjithashtu një Rrjet të Mentorëve dhe Engjëjve të Biznesit.

Sfida IDEA kombinon trajnim për zhvillim biznesi, këshillim dhe mentorim. Metodologjia CEFE do të përdoret për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji trajnimi me pjesëmarrje shumë aktive dhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 70 vende në mbarë botën. Ajo përfshin përvojë teorike dhe praktike për të mbështetur zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

IDEA është një program bashkëpunimi dypalësh i zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0