Siç është raportuar nga TechCrunch, Huffman po merrte pjesë në një diskutim në panel me ish-drejtuesit e Facebook, Sam Lessin dhe Elliot Schrage në konferencën “Social 2030” në San Francisko. Kur u pyetën nëse fillimet e Silicon Valley mund të mësojnë diçka nga TikTok, Huffman ndau mendimin e tij për aplikacionin.
“Ndoshta unë do të pendohem për këtë, por nuk mund të arrij as në nivelin që ata mendojnë”, tha Huffman. “Për shkak se e shikoj atë aplikacion si një parazit, që ti gjithmonë e dëgjon, teknologjia e fingerpriting që përdorin është me të vërtetë e tmerrshme dhe nuk mund të instaloj një aplikacion të tillë në telefonin tim”.
“Unë u them vazhdimisht njerëzve: Mos e instaloni atë spyware në telefonin tuaj”, – shtoi ai më vonë.
Lexo: Paditet TikTok! Dërgon të dhënat e përdoruesve të SHBA në Kinë
Për herë të parë është lançuar në shtator të 2016, në Kinë. TikTok i lejon përdoruesit që të krijojë videoklipe 15 sekondëshe. Aplikacioni ka mbledhur mesatarisht mbi 800 milionë përdorues në muaj. Aplikacioni ka pasur më shumë se 1.5 miliardë shkarkime që kur është lançuar, duke e bërë atë aplikacionin e shtatë më të shkarkuar të dekadës së fundit.
Por, TikTok është akuzuar për një çështje shumë delikate, si mbledhja e informacioneve private të fëmijëve, duke u gjobitur me 5.7 milionë dollarë. TikTok gjithashtu ka qenë subjekt edhe për sigurinë kombëtare në SH.B.A., aplikacioni është ndaluar nga “Marina” dhe “TSA”. Aktualisht TikTok është në një proçes gjyqësor, ku akuzohet se ky aplikacion është instaluar paraprakisht me një “mbikëqyrës software kinez”.
Politika e privatësisë së TikTok, zbulon se mbledh një sasi tronditëse të të dhënave nga përdoruesit, duke përfshirë adresën IP, historinë e IP, transportuesin celular, ID-në e pajisjes. Huffman shprehet se këto informacione mund të ndahen me shërbime të palëve të treta, siç janë reklamuesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.