Si një kompani software lider në treg, ata bien dakord që të shkruarit e një kodi në mënyrë profesionale është shumë e rëndësishme por njëkohësisht mbrojnë fortë idenë se soft skills ka po të njëjtin nivel rëndësie për çdo programues. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, empathy, gadishmëria për të mësuar gjëra të reja janë të gjitha aftësi të domosdoshme që kërkohen të përdoren në cilëndo industri ku ju punoni.
Lexo: Trajnim: “Legjislacioni Tatimor në Praktikë”
Çfarë do të mësoni nga ky workshop?
Në mënyrë të detajuar do të trajtohen disa nga pikat kryesore të Soft Skills in Software. Eksperienca e punësimit në cdo kompani ka uljet dhe ngritjet e veta nga pikëpamja personale dhe teknike por zotërimi i Soft Skills përmirëson performancën tonë dhe lehtëson ecurinë e aktivitetit të punësimit në cdo fazë. Aplikimet hapen në datën 06.01.2020
“A great programmer also needs to be a great teammate. The two things go hand-in-hand”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.