8 afatet dhe detyrimet që duhet të kenë parasysh bizneset për muajin janar - Business Magazine Albania

8 afatet dhe detyrimet që duhet të kenë parasysh bizneset për muajin janar


Dhjetëditëshi i dytë i muajit janar është i “mbushur” me afate për dorëzimin, deklarimin e pagesën e një serë taksave.

Referuar kalendarit tatimor, në këto data janë afatet e fundit të dorëzimit të librave të shitjes dhe të blerjes për muajin dhjetor, të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, të taksave kombëtare, rentës minerare etj.

Kalendari tatimor

10 Jan 2020

Afati i fundit i dorëzimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes për periudhën Dhjetor 2019.

14 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit elektronik dhe i pagesës së TVSH-së për periudhën Dhjetor  2019.

15 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së taksave kombëtare për periudhën Dhjetor 2019

15 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së rentës minerare të muajit Dhjetor 2019.

15 Jan 2020

Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për lojërat e fatit në veprimtarinë e realizuar në periudhën Dhjetor 2019.

15 Jan 2020

Këstet e tatimit mbi fitimin, mund të paguhen edhe në baza mujore, jo me vonë se data 15 e çdo muaji, por afati i fundit i parapagimit të këstit  tremujor të tatimit mbi fitimin, për muajt Janar, Shkurt , Mars është data 30 Mars 2019.

20 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Burim për periudhën Dhjetor 2019.

20 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit të listëpagesës dhe pagesës së  Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi për periudhën Dhjetor 2019.

Skan TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0