Shmangni monotoninë
Nëse moti është i përshatshëm, merrni ekipin tuaj dhe ikni jashtë zyrës për një takim apo për një ide. Ju nuk keni nevojë t’i çoni ata larg. Mund të shkoni edhe në një lulishte dhe të uleni aty. Duke pasur ajër të pastër hapni mendjen tuaj dhe kjo ju ndihmon të mendoni më mirë. Kështu, punonjësit tuaj mund të frymëzohen dhe të gjejnë ide të reja.
Krijoni një ambient frymëzues brenda zyrës
Krijoni një dhomë frymëzimi ndryshe nga çdo dhomë tjetër në zyrë, kështu që kur punonjësit tuaj të duan të marrin pushim ose të kenë nevojë për frymëzim, ata mund të shkojnë në këtë dhomë dhe të rifreskojnë mendjet e tyre. Gjithashtu, bëjeni këtë dhomë sociale në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të mblidhen së bashku dhe të kenë një pushim dreke ose kafe. Është mirë ta dekoroni këtë dhomë me një dizajn inovativ për të reflektuar ndjenjën krijuese.
Lexo: Kufizimet krijojnë kreativitet
Punësoni njerëz të ndryshëm
Njerëz të ndryshëm me prejardhje të ndryshme shohin gjëra nga një këndvështrim tjetër. Si rezultat, kur ata përpiqen të zgjidhin diçka, dalin me zgjidhje të ndryshme. Prandaj, nëse punësoni njerëz të ngjashëm me arsim të ngjashëm dhe vlera kulturore të ngjashme, mund të humbisni mundësitë e ndryshme. Për këtë arsye, përpiquni të punësoni individë që vijnë nga vende të ndryshme, të cilët janë në stade të ndryshme të jetës së tyre për të rritur kreativitetin e kompanisë tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.