XOR është një komunitet virtual i themeluar, që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve t’i përkthejnë në të mirë të komunitetit. Në vazhdën e këtij misioni organizohet edhe Sfida Kibernetike #XORCTF7E4 e cila do të shohë disa sfida të ndryshme nga më të lehtat tek më të avancuarat. XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve si: Sandbox për analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF.
Lexo: Albanian Cyber Security, komuniteti fokusuar sigurisë kibernetike, sjell tutoriale në gjuhën shqipe
Kjo garë është e hapur për këdo që posedon sadopak talent, pasion e vullnet për të identifikuar probleme sigurie. Sfida i përkasin fushave të webit, forensikës, programimit, steganografisë dhe boot2root.
E Shtuna e datës 1 Shkurt nga ora 10:00 deri 18:00 në CyberSpace do të bashkojë më të mirës e fushës së sigurisë kibernetike. Të gjithë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e saj, ftohen nga XOR të kontaktojnë përmes adresës së e-mail-it community@xor.al, ku edhe mund të marrin informacione më të detajuara. Në ditët në vijim XOR do të publikojë më shumë detaje rreth çmimeve, që do të ndahen për tre vendet e para fituese.
Më shumë informacion mund të gjeni edhe në website www.xor.al, ku nuk mund të mungojnë edhe analizat e sigurisë realizuar nga ky komunitet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto