Megjithatë, pavarësisht rrugës që ata do të ndjekin, apo se ku do të fokusohen në të ardhmen, ka disa aftësi që mund t’ju orientojnë drejt suksesit, sidomos atij afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:
- Ndërmerrni rreziqe – Nëse jeni duke kërkuar të hyni në një industri që nuk keni njohuri apo keni filluar një punë që nuk keni aftësitë e duhura, është e rëndësishme të mbani mend se të gjithë të tjerët po marrin të njëjtat rreziqe. Shtyjini vazhdimisht kufinjtë e zonës suaj të rehatisë dhe shpërblimet do t’ju pasojnë.
- Bëhuni shitësi më i mirë i vetes tuaj – Duke ditur se si ta aplikosh shitjen në markën tënde personale është çelësi për të fituar njohje.
- Ndërtoni një aftësi specifike –Kur ke një mori talentesh, është e lehtë të ndihesh i/e kualifikuar për një numër të madh pozicionesh, por në të njëjtën kohë, mund të ndiheni të pa kualifikuar për shumë të tjerë. Të lindurit e Mijëvjeçarit të ri më të talentuar, kanë kaluar muaj duke përmirësuar një aftësi që do t’i bëjë ata shumë më të dëshirueshëm në tregun e punës.
Lexo: Si të kuptoni aftësitë e vërteta drejtuese të dikujt
- Aplikoni meditimin – Meditimi do t’ju sjellë më shumë qetësi se çdo gjë tjetër që mund të bëni.
- Organizoni udhëtime të shpeshta – Bëni pak pushim dhe shfrytëzoni kuriozitetin tuaj për të vizituar vende dhe për të provuar gjëra të reja.
- Mos harxhoni shumë kohë duke menduar – Mënyra më e mirë për t’i përballuar ato është thjesht duke i marrë gjërat ashtu siç janë, në vend që të mendojmë çdo veprim gjatë gjithë kohës.
- Bëhuni kursimtarë – Ndërsa shumë prej nesh nuk besojnë në qëllimin e një llogarie kursimi, është e rëndësishme të praktikoni aktin e të kursyerit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.