Worldwide Hotel Technology Conference, zhvillohet në Tiranë me 20 Mars - Business Magazine Albania

Worldwide Hotel Technology Conference, zhvillohet në Tiranë me 20 Mars


WHTC20 është konferenca e parë që do të mbledhë çdo vit njerëzit me ndikim në industrinë e hotelerisë, me qëllimin për t’i angazhuar ata në një platformë të re shkëmbimi dhe bashkëpunimi përballë sfidave të dekadës së re.

Pronarë, menaxherë hotelesh dhe investitorë do të mblidhen për të diskutuar dhe rrokur risitë dhe metodat më të fundit që mund t’i ndihmojnë ata në përmirësimin e veprimtarive të tyre, të rrisin efikasitetin, të ulin kostot, të rrisin të ardhurat si edhe të eksplorojnë tregje të reja për t’u zhvilluar më tej.

WHTC20 do të jetë konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë së hotelerisë, me mbi 350 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. Gjatë kësaj konference, kompania Softmogul do të prezantojë risitë që ajo i propozon tregut, të cilat do të bëhen së shpejti tendencat e kësaj dekade në teknologjinë e hoteleve.

Lexo: Softmogul, një platformë jo vetëm për menaxhimin e hoteleve

I pranishëm do të jetë edhe hotelieri e prezantuesi me famë ndërkombëtare i emisionit televiziv në SHBA “Hotel Impossible”, Z. Anthony Melchiorri, i cili do të flasë rreth potencialit të turizmit në Shqipëri si dhe për rolin e rëndësisshëm që luan teknologjia në hoteleri.
Eventi do të zhvillohet me 20 Mars tek ArTurbina, Tiranw.

Folësit e tjerë të konfirmuar deri më tani janë: Gid Shaqiri, Hilton Garden Inn, Thanasis Paraskevas, CCO, Telekom Albania, Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe i Mjedisit, Albi Zhulali, CEO, Softmogul.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0