3 mënyra se si udhëheqësit vërejnë punëtorët toksikë para se të bëhen problematikë

3 mënyra se si udhëheqësit vërejnë punëtorët toksikë para se të bëhen problematikë


Toksiciteti është bërë pothuajse normal në një ambient pune. Një pjesë e madhe e punonjësve tashmë janë bërë ose po bëhen toksikë. Por, të kuptosh se një person toksik po bëhet problematik, është përgjegjësi dhe vështirësi njëkohësisht. Madje edhe shenjat që e tregojnë këtë herë pas here janë të ndërlikuara.  Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se toksiciteti po bëhet problematik.

Niveli i lartë i vetëpërqëndrimit

Qëllimi i tyre është t’i kushtojnë rëndësi kujdesit për veten e tyre. Kjo do të thotë se nuk interesohen shumë për të tjerët dhe nuk u intereson se sa po ndikon sjellja e tyre tek bashkëpunëtorët. Pra, punonjësit që veprojnë vazhdimisht në mënyra egoiste duhet të dërgojnë një sinjal të qartë që shoqëron sjelljen toksike.

Kanë vetëbesim të tepruar

Vetëvlerësimi i tepërt çon në marrjen përsipër të rrezikut deri në pasoja destruktive.  Dylan Minor, bashkëdrejtues në studim tha për gazetën Harvard: “Imagjinoni të përfshiheni disa sjellje të gabuara dhe të vidhni diçka nga ndërmarrja juaj. Nëse mendoni se shansi që do të largoheni “pa u lagur” është shumë më e madhe se sa është në të vërtetë, ju keni më shumë të ngjarë të përfshiheni në atë sjellje”. Ky është i njëjti mentalitet që i çon kriminelët e egër të bëjnë krime të çmendura: ata nuk mendojnë se do të kapen.

Lexo: 3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni

Hulumtimi i Dylan tregon gjithashtu se punonjësit me vetëbesim deri në toksitet kanë tendencë të jenë shumë produktivë. Kjo bën që ata shpesh të mos ndëshkohen për sjelljen e tyre çka e bën më problematike për masën e  gjerë të punonjësve.

Theksojnë gjithmonë ndjekjen me përpikmëri të rregullave

Dylan, personi që ka bërë studimin rreth kësaj çështje thotë se ndonjëherë duhet të shkelësh rregullat për të bërë një punë të mirë.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0