Top 3 vendet që duhen vizituar gjatë dimrit në Kosovë

Top 3 vendet që duhen vizituar gjatë dimrit në Kosovë


Shkruar nga Fjoralba Bajrami

Turizmi dimëror është një traditë që po zhvillohet shumë në Kosovë. Gjatë stinës së dimrit qytetarët e Kosovës frekuentojnë zonat malore për të zhvilluar sportet dimërore si dhe për të pushuar. Mundësitë dhe vendet që Kosova u ofron qytetarëve gjatë këtij sezoni janë të shumta. Duke filluar nga malet e deri tek shtigjet e skijimit, të cilat mund të përdoren për adhuruesit e sporteve dimërore.

Vendet që preferohen të vizitohen nga pushuesit gjatë stinës së dimrit janë kryesisht zonat malore me kushte adekuate për skijim dhe akomodim.

Këto janë vendet që ju duhet t’i vizitoni këtë dimër:

Bogë

Fshati Bogë është atraksioni turistik që frekuentohet nga një fluks i madh i pushuesve gjatë sezonit dimëror. Bogë gjendet në rajonin e Rugovës së Pejës në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra.

Fshati turistik Bogë ofron shumë mundësi për të gjithë vizitorët e saj. Duke filluar nga shtigjet e skijimit, të cilat janë të përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore për skiatorë profesionistë dhe fillestarë, e deri tek shkolla e skijimit, ku ju do të keni mundësinë që t’i merrni hapat e parë të skijimit me instruktor profesional.

Lexo: Ja cilat janë destinacionet shqiptare që nuk duhen humbur këtë fundvit

Gjithashtu, Boga ofron edhe shumë hapësira për akomodim dhe restourante, që mund të shfrytëzohen nga pushuesit.

Brezovica

Brezovica është qendra më e madhe skijimit në Kosovë. Ajo shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit në një lartësi prej 2,500 metra mbi nivelin e detit.

Brezovica ofron shtigje të shumta të skijimit, sistem të teleferikëve si dhe tre ski-lifta që lidhen me 16 kilometra pistë skijimi. Pistat e skijimit në Brezovicë janë të gjera dhe të përshtatshme për secilën kategori të skiatorëve.

Pistat egzistuese në Brezovicë janë: Livadhi i Madh, që frekuentohet nga skiatorë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, si dhe, pistat Qafa e Shqiponjës dhe Qafa e Luanit, që frekuentohen vetëm nga skiatorë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme dimërore.

Prevalla

Prevalla, e cila ndodhet 28 km larg Prizrenit, shtrihet në një lartësi prej 1899 metra mbi nivelin e detit.

Prevalla ofron pistë skijimi e përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore. Përveç se është pistë ideale për t’u frekuentuar nga skiatorë profesionistë, ajo ofron gjithashtu shumë komoditete për skiatorët fillestar.

Prevalla ofron gjithashtu edhe shtigjet e ecjes për të gjithë vizitorët adhurues të skijimit apo sporteve dimërore. Përgjatë shtegut të ecjes ndodhen edhe lumenjtë “Lumbardhi” dhe “Lepenci” që cilët rrjedhin në territorin e Prevallës dhe ia shtojnë bukurinë edhe më shumë.

MerrJep

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0