“Ipervox” shpallet fitues i edicionit të parë Uplift Albania

“Ipervox” shpallet fitues i edicionit të parë Uplift Albania


Uplift Albania, programi i akselerimit të bizneseve sapo mbylli edicionin e parë në Shqipëri. Ky projekt u soll për herë të parë në vendin tonë nga ICTSmedia, në bashkëpunim me kompaninë sllovake “SOLO”.

7 skuadrat finaliste të përzgjedhura nga një numër total prej 52 skuadrash, prezantuan startup-et e tyre përballë jurisë dhe të pranishmëve në sallë.

Startup-i fitues u shpall pasi skuadrat mbaruan prezantimet dhe iu përgjigjën pyetjeve të jurisë.

Juria shpalli fitues “Ipervox”, themeluar nga Juxhin Radhima. Ipervox është platformë online, e cila ka krijuar një aplikacion zëri, përmes së cilit përdoruesit mund të japin komanda për gjërat që duan. Ky aplikacion është shumë i thjeshtë në përdorim. Mjafton që të hysh në platformën IPERVOX.com dhe të krijosh një llogari personale për të përdorur aplikacionin. Gjatë prezantimit, CEO i IPERVOX tha se është krenar për faktin se biznesi i tyre ka partneritet me Amazone. “Klientët e Amazone përdorin pikërisht Ipervox për të dhënë komanda përmes zërit. Brenda 3-5 vitesh ne synojmë të jemi lider në tregun ndërkombëtar”, tha Radhima.

Çmimi për fituesin ishtë një çek me vlerë 3 mijë euro, i cili iu dorëzua CEO-s së Ipervox nga përfaqësuesja e Credins Bank, Valbona Guri.

Lexo: 10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania

Krahas çmimit të madh, pati edhe çmime të tjera për startup-et.

Përfaqësuesja e EU innovation, Jacqueline Jasper ftoi tre prej startup-eve të marrin pjesë në një projekt gjigand startup-esh 2 javor gjatë muajit mars në Gjermani. Fituesit që do marrin pjesë në këtë program të sposorizuar nga EU innovation janë: “Game On”, “Plexus” dhe “Amargi”.

Gjithashtu, “Amargi” dhe “Ipervox” u ftuan nga kompania kompjuterike Tegeria të marrin pjesë në një web-samit që do zhvillohet gjatë muajit nëntor. Web-samiti sponsorizohet nga Tegeria.

Të pranishëm në event ishin edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi dhe Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tyre përshëndetëse, të tre përfaqësuesit e pushtetit shprehën vlerësimin e tyre për Uplift Albania dhe skuadrat pjesëmarrëse.

Uplift Albania përmbyll fazën e parë me fitues, pas 3 muajsh nga themelimi, dhjetëra takime, prezantime e trajnime, si një ndër akseleratorët më të rinj rajonalë. Tetë startup-et e mbërritura në finale shpalosën progresin e tyre përgjatë këtij edicioni. Ato u përzgjodhën nga 52 që kishin aplikuar nga 6 shtete të rajonit.

Uplift Albania u themelua për sipërmarrësit e rinj, të cilët kërkojnë mbështetje, duke ofruar resurse jetike si mundësi për investime graduale përmes rrjetit të partnerëve dhe investitorëve për të zhvilluar një projekt që në hapat e para si dhe siguruar mentorim për një feedback efektiv dhe burim të vazhdueshëm njohurish.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0