Albtelecom sjell për herë të parë mësimim përmes  realitetit virtual në shkolla

Albtelecom sjell për herë të parë mësimim përmes realitetit virtual në shkolla


Tashmë jetojmë në epokën e teknologjisë, ku përdorimi i tableteve, laptopëve dhe smartfoneve është një realitet i natyrshëm, sidomos për brezin e ri. Për të orientuar përdorimin e teknologjisë në funksion të edukimit, ALBtelecom ka iniciuar për herë të parë në Shqipëri përdorimin e orëve praktike mësimore përmes realitetit virtual.

ALBtelecom me nismën më të re “Edukimi nëpërmjet Realitetit Virtual”, synon të angazhojë nxënësit më gjerësisht, duke i treguar atyre se teknologjia mund të shfrytëzohet më së miri për edukim. “Ne synojmë t’ju tregojmë të rinjve që ka një potencial të jashtëzakonshëm tek interneti dhe teknologjia nëse e përdorin në funksion të dijeve, mësimit në shkollë dhe jo vetëm për lojrat që na rezulton që janë të preferuarat e brezit të ri.” – tha Jonilda Filipi, Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës pranë ALBtelecom.

Nëpërmjet kësaj nisme, ALBtelecom i mundëson nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës të përjetojnë realitetin virtual si një mjet cilësor arsimor, i cili synon të pasurojë përvojat e tyre të të nxënit. Gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti, nxënësit do të jenë në gjendje të kenë përvoja mësimore më kuptimplota dhe eksperimentale. “Përmes këtij programi synojmë të sjellim në mënyrë më të thjeshtë dhe efiçente lëndët e mësimit në disa fusha të shkencës, por mbi të gjitha të inkurajojmë përdorimin e teknologjisë në funksion të edukimit” – shtoi Filipi.

ALBtelecom do të ndihmojë shkollat 9-vjeçare për të mundësuar disa orë praktike të lëndëve të ndryshme si biologjia, fizika, kimia, historia me ndihmën e teknologjisë tre dimensionale.

Lexo: ALBtelecom mbështet diskutimet e komunitetit të Blockchain Western Balkans në Tiranë

Falë kësaj nisme, nxënësit mund të dëshmojnë vetë se çfarë ndodhi në histori, të shohin në kushtet e realitetit virtual trupin e njeriut dhe të provojnë përvoja të reja të të mësuarit nga një këndvështrim tjetër shumë herë më praktik. Ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë në kohë dhe hapësirë, të shkojnë kudo, të kthehen në të kaluarën ose të zbulojnë misteret e së ardhmes.

Të qenit të aftë për të vizualizuar atë që ata po mësojnë nga një këndvështrim tjetër, në një pamje tre dimensionale, u lejon atyre të shijojnë më mirë kohën e tyre të mësimit.

ALBtelecom në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka sjellë në shkolla një teknologji novatore, të projektuar për të ndihmuar në rritjen e angazhimit dhe thellimin e njohurive në mënyrë produktive, por njëkohësisht edhe argëtuese për nxënësit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0