ALBtelecom mbështet diskutimet e komunitetit të Blockchain Western Balkans në Tiranë - Business Magazine Albania

ALBtelecom mbështet diskutimet e komunitetit të Blockchain Western Balkans në Tiranë

~2 minuta lexim


ALBtelecom mbështeti organizimin diskutimet e Meet-Up të komunitetit Blockchain të zhvilluar në qendrën Protik,  ku të apasionuarit e teknologjisë u mblodhën së bashku për të diskutuar mbi pikat e forta dhe mundësitë për aplikim të kësaj teknologjie. Tashmë përveç përdorimit për transaksionet e kriptomonedhave teknologjia e blockchain po gjen përdorim mjaft novator edhe në fusha të tjera të teknologjisë. 

Në këtë takim mes anëtarëve të komunitetit dhe të interesuarve, Artiona Bogo, themeluese Blockchain Western Balkans, prezantoi  punën një vjeçare së komunitetit. Gjithashtu pjesëmarrës me prezantimet e tyre ishin Armand Brahaj, inxhinier software-i dhe  themeluesi i një sërë startup-esh e iniciativash, Edlira Martiri, lektore pranë departamentit “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar”, FE, UT dhe Ermal Sadiku, CEO i kompanisë LinkPlus, sipërmarrës dhe inxhinier me shumë vite eksperiencë në teknologji.

Pikat kryesore mbi të cilat u ndalën folësit edhe të pranishmit konsistuan në rëndësinë e përdorimit të blockchain, mënyrën e funksionimit të kësaj teknologjie të decentralizuar, e cilësuar si revolucionare.

ALBtelecom si një ndër kompanitë më të rëndësishme të telekomunikacionit në vend, në vijueshmëri vazhdon të jetë një urë lidhëse dhe nxitëse për qasjen e të rinjve me ide novatore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0