Sa orë në javë duhet të punojmë për "të ndryshuar botën"? Elon Musk ka një përgjigje

Sa orë në javë duhet të punojmë për “të ndryshuar botën”? Elon Musk ka një përgjigje


Elon Musk është shprehur përmes një postimi në Twitter se njerëzit duhet të punojnë rreth 80 deri në 100 orë në javë për “të ndryshuar botën.”

“Ka shumë vende të thjeshta për të punuar, por askush nuk e ka ndryshuar botën duke punuar vetëm 40 orë në javë,” tha Musk duke u referuar katër kompanive, Tesla, SpaceX, The Boring Company dhe Neuralink, në të cilat ai është CEO.

I pyetur nga një përdorues Twitteri për numrin e orëve që i duhen një personi për të punuar çdo javë në mënyrë që “të ndryshojë botën,” Musk u përgjigj duke thënë se idealja varion nga 80 deri në 100 orë.

“Varet dhe nga personi, por 80 qëndron. Niveli i vuajtjes rritet në mënyrë eksponenciale mbi 80 orë,” thotë ai.

Musk tha në një intervistë për Recode në nëntor se ai punonte 120 orë në javë, ndërsa “të gjithë” në Tesla kishin punuar 100 orë në javë herë pas here gjatë këtij viti, pasi Tesla ngriti prodhimin e modelit të saj sedan Model 3. Ai tha se orët e gjata ishin të nevojshme që Tesla të mbijetonte.

“Nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë,” tha ai.

Punonjësit e Tesla e kanë përshkruar punën me orë të gjata si diçka që më mirë të mos përsëritet. Disa punonjës kanë thënë se orët e gjata janë të tepruara, ndërsa disa kanë thënë se preferojnë të punojnë 70 ose më shumë orë në javë.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0