Këshilla të mençura për jetën dhe punën që njerëzit e suksesshëm ndanë këtë vit

Këshilla të mençura për jetën dhe punën që njerëzit e suksesshëm ndanë këtë vit


Gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi dëgjuar shumë. Ekspertët që flasin mbi biznesin, politikën, marrëdhëniet, karrierën dhe produktivitetin.

Në këtë artikull po theksojmë disa nga këshillat më të mira që kemi marrë për vitin 2018.

Mos u sill si shefi i familjes

Indra Nooyi së fundmi ka dhënë dorëheqjen si CEO e PepsiCo, por përpara se kjo të ndodhte ajo ka dhënë një këshillë për marrdhëniet.

“Kurorën lëre në garazh” është një këshillë që mamaja i ka dhënë Nooyit dhe të cilën ajo e ka përdorur në më shumë se 3 dekada si grua dhe si nënë.

“Punë të tilla drejtuese që të japin kurora, ju bëjnë të ndiheni si shef gjatë gjithë kohës. Ndaj lëreni kurorën diku në garazh kur ktheheni në shtëpi. Mos u sillni si shef i madh, sepse nuk jeni.”

Dalloni nga konkurenca

Nick Black, një veteran i ushtrisë dhe CEO, flet për jetën nga pikëpamja e rezymeve.

Nëse po aplikoni për një punë apo shkollë, ju doni që rezymeja juaj të jetë më e mira krahasuar me ato të kandidatëve të tjerë, sepse ju besoni se keni diçka që ju bën të veçantë, të parefuzueshëm.

Sot, si CEO, Black dallon ato karakteristika që i bëjnë kandidatët origjinalë. Ai nuk zgjedh njerëz vetëm për shkak të formimit, por për atë që mund të ofrojnë për kompaninë e tij.

Kalojeni frikën duke identifikuar risqet specifike

Para një dekade, Harj Taggar u përballë me dilemën: Ai kishte një ide biznesi, por ishte regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë dhe nuk ishte i gatshëm ta braktiste.

Frika nga dështimi e trembte shumë, ndaj Taggar vlerësoi të gjitha mundësitë duke përdorur një strategji të thjeshtë: Ai renditi të gjitha risqet e mundshme po të largohej nga fakulteti.

Ai kishte shumë pak kursime. Skenari më i keq këtu është, “Unë punojnë në një startup, dhe nëse nuk funksionon pas 12 muajsh unë regjistrohem sërish në fakultet.” Dhe kështu veproi, i la në mes studimet dhe më pas u pranua në një akselerator startupesh të quajtur Y Combinator, për të punuar me startupin e tij të parë.

Taggar edhe sot e rekomandon strategjinë e vlerësimit të rrezikut për profesionistët e rinj.

Kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen për t’u ndjerë më pak të zënë

Laura Vanderkam është një eksperte e menaxhimit të kohës dhe ajo arriti në këtë përfundim pas një studimi me më shumë se 900 persona që punonin me orare dhe ju përgjgjën pyetjeve se si ndiheshin për oraret e tyre. Njerëzit që krijonin hapësira për të qëndruar me njerëzit e tyre të dashur ishin ata që thonin se ju dilte koha për të bërë çdo gjë.

Vanderkam thotë se ky aktivitet social ju jep ndjesinë e lirisë: një natë e kaluar duke humbur kohë në rrjetet sociale me shumë mundësi nuk do t’ju mbetet gjatë në mendje e nuk do t’ju bëj të lumtur, ndryshe nga një natë e kaluar me familjen ose me miqtë.

Vendosni prioritete në marrdhëniet tuaja, kjo është këshilla më e mirë nga Laura.

Zgjidhni një punë bazuar në cilësinë e kolegëve tuaj

Dane Holmes është kryetar global për menaxhimin e burimeve njerëzore në Pine Street Group. Këshilla e tij për praktikantët është: Gjëja më pak e vlerësuar kur njerëzit zgjedhin të punojnë në një kompani të re është sa do t’i pëlqejnë kolegët e rinj.

Pyesni veten: “Nëse fillojë këtu, a do të investojnë njerëzit tek unë dhe a do të rritem e të mësojë nga ta? A do t’i pëlqej vërtet kolegët e rinj dhe a do të shkojë me gëzim në punë çdo ditë?”

Niveli i kolegëve tuaj është edhe më i rëndësishëm se puna që do të bëni. A mund të përshateni me mjedisin e punë dhe njerëzit që do të gjeni aty?

Mos i gjykoni zakonet e këqija

Në librin e tij “Atomic Habits”, James Clear demaskon idenë se njerëzit më të disiplinuar kanë një vullnet më të fortë.

Njerëzit e disiplinuar janë më të aftë në organizimin e jetës së tyre në një formë që nuk kërkon ndonjë veprim heroik apo kontroll të vetes. Me fjalë të tjera, ata harxhojnë më pak kohë në situata tunduese. Për shembull nëse doni t’i shmangeni pak më shumë punës, gjeni një rrugë më të gjatë për në tualet.

Por mjaft u ndjetë keq për veten dhe filloni të përmirësoheni më shumë në zakone më të mira.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0