Ja cilat janë monedhat virtuale me çmim të lirë që priten të rriten sa Bitcoin - Business Magazine Albania

Ja cilat janë monedhat virtuale me çmim të lirë që priten të rriten sa Bitcoin


Bitcoin, një flluskë e madhe? Një mashtrim? Sido që disa duan ta quajnë, vlera e tij momentale është mbi 18.000 dollarë dhe vazhdon të rritet.

Frika se do të mbeten pa të mund të ketë ndikim të fuqishëm dhe të rrezikshëm në vendimet financiare të njerëzve.

Ka shumë njerëz, të cilët janë duke ndërmarrë vendime të tilla të rrezikshme financiare dhe tërë pasurinë po e investuar në kriptomonedhat e tjera të vogla, të cilat besojnë se do të rriten sa Bitcoini.

Por a ekziston një kriptomonedhë e tillë dhe a ia vlen rreziku për të investuar?

George Tung, bashkëthemelues i ‘Cryptos R Us’ dhe veteran i investimeve në kriptomonedhat, thotë se ende mundësi të mëdha për t’u pasuruar nga kriptomonedhat e vogla.

“A do të shohim ndonjë kriptomonedhë tjetër që do t’ia kalojë Bitcoinit në treg? Po, unë besoj se kjo është shumë e mundur brenda tri apo pesë viteve të ardhshme,” ka thënë ai.

Edhe Hitesh Malviya, këshillues i kriptomonedhave, thotë se në periudhë afatgjatë fitimet më të mëdha mund të jenë nga kriptovalutat me çmim të lirë.

“Industria e kriptomonedhave alternative (anglisht: altcoins) është e re dhe do të merrë të paktën disa vite për t’u bërë e zakonshme. Do të shohim fitime deri në dhjetëfish në shumicën e këtyre kriptomonedhave, njësoj sikurse me Bitcoinin,” thotë ai.

Por duke marrë parasysh se në treg të këtyre monedhave digjitale gjenden më shumë se 1,300 kriptomonedha alternative, nuk është aspak detyrë e lehtë të zbulohen kriptomonedhat, të cilave do t’iu rritet çmimi.

Për ta kuptuar këtë, fillimisht duhet ta analizoni tregun. Për ta analizuar tregun, duhet t’i keni parasysh këto gjëra:

– Hulumtoni ekipin që ka krijuar kriptomonedhën e caktuar

– Shikoni sa e nevojshme është ajo monedhë. A zgjidh ndonjë problem apo nuk ka fare ndikim

– Ku gjenden për momentin, etj.

1. Litecoin (LTC)

Vlera tregtare: 17.23 miliardë dollarë
Çmimi momental: 315.70 dollarë
Performanca në 2017, sipas statistikave të 11 dhjetorit: + 4.800%
Kush e ka krijuar? Ish punëtori i kompanisë ‘Google’, Charlie Lee

E krijuar nga Lee në vitin 2011, Litecoin njihet si alternativë e Bitcoinit. Lee kishte synuar ta shkurtojë sasinë e kohës që kërkohet për t’i konfirmuar transaksionet e reja dhe ta rregullojë në atë mënyrë që secili të mund të ketë qasje në to. “Vizioni im është se njerëzit do ta përdorin Litecoin çdo ditë për të blerë gjëra, ” kishte thënë Lee.

Litecoin gjithashtu është dizajnuar për të prodhuar më shumë kriptomonedha – ka një limit prej 84 milionë kriptomonedhave, ndërsa Bitcoin e ka limitin 21 milionë. Rreth 54 milionë kriptomonedha të Litecoin janë në qarkullim për momentin, ndërsa Bitcoin ka vetëm 16.7 milionë kriptomonedha në qarkullim.

2. Monero (XMR)

Vlera tregtare: 4.84 miliardë dollarë
Çmimi momental: 347.94 dollarë
Performanca në vitin 2017: + 1,930%
Kush e ka krijuar? Njëjtë sikurse me Bitcoinin, edhe krijuesi i Moneros është anonim

Arma më e fortë e Moneros? Anonimiteti. Me Monero, detajet e çdo transaksioni, duke përfshirë dërguesin, pranuesin dhe madhësinë, ruhen në një libër publik të llogarive, por janë të konfiguruara në atë mënyrë që nuk mund të gjurmohen. Përdoreni Moneron dhe, të paktën në teori, askush nuk do të ketë mundësi ta kuptojë se kush është dërguesi, kush është pranuesi apo cila është vlera e një transaksioni.

Kjo monedhë është në veçanti atraktive për kriminelët e krimeve kibernetike. Hakerët prapa incidentit të virusit ‘WannaCry’ – virus i cili i kishte infektuar më shumë se 230.000 kompjuterë – kishin kërkuar pagesa përmes Moneros.

Monero së fundmi ka deklaruar se 45 këngëtarë, duke përfshirë yjet botërore Lana Del Rey, Sia dhe Dolly Parton do të pranojnë pagesa përmes Moneros. Shumica prej tyre do të ofrojnë edhe lirime në çmim për ata që pranojnë të paguajnë përmes Moneros.

Për momentin janë 15.5 milionë XMR në qarkullim dhe, ndryshe nga Bitcoin dhe Litecoin, Monero nuk ka ndonjë limit të caktuar të furnizimit të monedhave.

3. NEO

Vlera tregtare: 2.6 miliardë dollarë
Çmimi momental: 69.52 dollarë
Performanca në vitin 2017: + 24,685%
Kush e ka krijuar? Da Hongfei, drejtor i Onchain, bashkë me Erik Zhang

Tung parashikon se Neo, i emëruar si “Etherumi i Kinës”, do të eksplodojë nëse Kina i ndryshon pozicionimet përsa i përket Bitconit dhe ICO-ve.

Në qarkullim janë gjithsej 65 milionë kriptomonedha NEO, ndërsa limiti është 100 milionë.

4. Cardano (ADA)

Vlera tregtare: 3.06 miliardë dollarë
Çmimi momental: 0.45 dollarë
Performanca në vitin 2017 (qysh nga fillimi i tregtimit në muajin tetor): + 406%
Kush e ka krijuar? ‘Input Output Hong Kong’ (IOHK)

Cardano ka vetëm pak muaj që është futur në treg, por ka eksploduar në rritjen e çmimit. Në muajin Nëntor ka arritur të futet në mesin e top 10 kriptomonedhave sa i përket vlerës tregtare.

Projekti i ADA-s kishte filluar në vitin 2015, ndërsa themeluesit kishin thënë se mbështeten nga një “filozofi shkencore”, dhe se është krijuar nga akademikë dhe inxhinierë të ndryshëm.

Puna e Cardanos është ende në fazat e hershme, dhe faza tjetër pritet të lansohet diku në çerekun e dytë të vitit 2018.

Për momentin në qarkullim janë 26 miliardë kriptomonedha nga gjithsej 45 miliardë.

5. Ripple (XRP)

Vlera tregtare: 11.22 miliardë dollarë
Çmimi momental: 0.75 dollarë
Performanca në vitin 2017: + 3,803%
Kush e ka krijuar? Zhvilluesi i uebit Ryan Fugger, biznesmeni Chris Larsen dhe programori Jed McCaleb

Lansimi i kompanisë Ripple në vitin 2012, nga ish zhvilluesit e Bitcoinit, nga shumë njerëz shihet si pasuesi  logjik i Bitcoinit, transmeton Telegrafi.

‘New York Times’ njëherë e kishte përshkruar Ripple si “kryqëzim mes Western Unionit dhe një këmbimi valutor, pa taksat e larta” sepse jo vetëm që është monedhë digjitale, por edhe sistem në të cilin secila kriptomonedhë, duke përfshirë Bitcoinin, mund të tregtohet.

“Ripple i lidh mes vete bankat, paguesit, këmbyesit e aseteve digjitale dhe korporatave përmes RippleNet dhe ofron përvojë të mahnitshme të dërgimit para anë e mbanë botës”, kanë shpjeguar krijuesit e kësaj kriptovalute.

6. Iota (MIOTA)

Vlera tregtare: 12.66 miliardë dollarë
Çmimi momental: 3.83 dollarë
Performanca në vitin 2017 (qysh nga futja në treg në qershor): + 623%
Kush e ka krijuar? David Sonstebo, Sergey Ivancheglo, Dominik Schiener, dhe Dr. Serguei Popov – ekip i ndërmarrësve, matematicientëve dhe zhvilluesve

Arma më e fortë e Iotas është se nuk ka asnjë taksë të shkëmbimit, blloqe dhe nuk mund të fitohet përmes gërrmimit (miting). Për çdo transaksion që e bëni, fuqia e procesimit tuaj bëhet për t’i vërtetuar dy transaksione tjera, ndërsa çdo posedues i Iotas është edhe ‘gërryes’ i Iotas.

Në thelb, Iota synon të bëhet boshti kurrizor për pagesa të sigurta të makinave në ekonominë e ‘Internet of Things’, ndërsa është kriptovaluta e parë që është krijuar pa përdorimin e një blockchain-i.

Ndër tjerash, IoT-a i ofron tri gjërat më të kërkueshme: transaksionet pa asnjë kosto shtesë, transaksionet offline, dhe shkallzueshmërinë e pafundme.

7. Bitcoin Cash

Vlera tregtare: 26.1 miliardë dollarë
Çmimi momental: 1,860 dollarë
Performanca në vitin 2017 (qysh nga futja në treg në muajin korrik): + 245%
Kush e ka krijuar? Bitcoin Cash kontrollohet nga ekipe të shumëfishta të pavarura të programorëve

Bitcoin Cash është në mesin e kriptovalutave më të reja, ndërsa ka më shumë kapacitet për t’u bërë ballë transaksioneve, ofron taksa më të lira dhe konfirmime më të shpejta të transaksione.

Në gjysmën e muajit Nëntor, Bitcoin Cash kishte arritur ta kalojë Etherumin për nga vlera tregtare, ndërsa që nga atëherë është në vendin e tretë.

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0