Krishtlindja kaluar mbi kalin e bardhë të mundësive. Vëzhgim te "Kodra e kuajve"     - Business Magazine Albania

Krishtlindja kaluar mbi kalin e bardhë të mundësive. Vëzhgim te “Kodra e kuajve”    


Rruga nga plepat te Kodra e Kuajve në Shkallnur pranë Shkëmbit të Kavajës , bashkshoqërohet duke u ngjitur me emocionet në shumfishim. Pasioni i kërkimit na rrethon në kilometrat kodrinore deri te resorti hipodrom. Realizuesi Gert Hima, na tregon për arkitekturen e hotelit të ri të sapo përuruar, të ngjashme me qytetet turistike spanjolle  Toledo e Sevilia. Mbërritja në stacionin e kuajve prej nga e ka marre emrin Kavaljoni ose Kavaja , na bën ta shohim peisazhin bregdetar në një pikë të rrallë shikimi më të shtrire në hapësirë.

Vizita te kuajt fisnikë të rracave të ndryshme na krijon një gjëndje shpirtërore të paqtë. Një xhiro në pistën rrethore me Morganen Hollandeze na shpie në një dimension ku gjithësecili e ndien veten kalorës si banorët e moçëm të këtij trualli fisi ilir i taulantëve.

Dikur në antikitet , Jul Çezari qëndroi gjatë i stacionuar në këtë kodër e më gjerë në rajon,  duke lënë disa rrjeshta në librin e tij “Lufta Civile” me kundërshtarin e tij politik, ushtarak e filozofik , Pompein.

Sot  mirëmbajtësi e rivlerësuesi i këtij vendi turistik  Gerti Hima, na tregon i qetë se mbas afro 15 vjetësh pune, që nga rikthimi i tij nga Italia, mundën fillimisht me bashkudhëtaren Ivën fëmijët dhe miqtë,  të ndërtojnë një vend për të shijuar fundjavën familjarisht. Pastaj me kërkesat në rritje të vizitorëve mbas pistës së kuajve u ngrit bari dhe restoranti simpatik në stilin “Country”  deri të hoteli e resorti i sotëm.

Shëtitja mbi kalë është emocioni më i parë dhe më tërheqës në këtë  kodër plot natyrë , histori dhe tryezë shqiptare me gatime nga të trija krahinat e Shqipërisë përfshi kuzhinën kosovare dhe atë çame.

Ola , vajza e kësaj shtëpie,  një kalorëse e re ,  kampione në garat me kuaj në galop , vijon  t’i qëndrojë profesionit të saj prej instruktoreje. Ajo na befason me seriozitetin , humorin durrësak si edhe trofetë e reja të fituara në Kosovë.

Nga podi që vendosesh mbi kurrizin e Princeshës Hollandeze Morgana , një kalë emblemë e Kodrës së Kuajve ndihet një frymim më i gjerë me natyrën dhe detin së largu dhe preket këmbimi i viteve.

Krishtlindjet dhe Fillim viti ,   këtu kanë një program argëtues më një tingull të ri. “Le të jetë një vit kaluar për të gjithë !!! ” – na uron Gerti Hima, me vizionin për dalje nga pamundësitë dhe parjen përtej reve të problematikave sociale duke i dhënë udhë zgjidhjeve të thjeshta , e hedhur vështrimin drejt  kënaqësive e vogla por kuptimplote të jetës.

Andi Bica , Beti Kumi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0