Rindërtimi pas tërmetit, propozohet heqja e TVSH-së për pajisjet dhe materialet e ndërtimit - Business Magazine Albania

Rindërtimi pas tërmetit, propozohet heqja e TVSH-së për pajisjet dhe materialet e ndërtimit


Nevoja për ndërtime të reja pas dëmeve masive të tërmetit, ka nxitur qeverinë të propozohë heqjen e TVSH-së (Tatim mbi Vlerën e Shtuar), për materialet e ndërtimit.

Në Kuvend ka mbërritur akti normativ që përjashton nga detyrimi i pagimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mjetet dhe pajisjet, që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga fatkeqësitë.

Krahas kësaj, nga TVSH parashikohet të përjashtohen pajisje për ushtrinë.

Në argumentin për ligjin, ministria e Mbrojtjes, e cila ka propozuar ndryshimet, thekson se, “Këtë përjashtim e kemi kufizuar në rastet dhe afatet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Këto dy elementë janë pjesë e fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësojnë një interes publik madhor”.

Goditjet e forta të tërmetit, pritej ta detyronin qeverinë të nisë rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ligj ende në diskutim në Kuvend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0