Vjen në Tiranë konferenca “CyberSecurity – A Shared Responsibility” - Business Magazine Albania

Vjen në Tiranë konferenca “CyberSecurity – A Shared Responsibility”


Zer0byte a.k.a 0byte është një ekip i pavarur dhe i dedikuar për Ethical Hacking, i cili synon ngritjen e një strukture RedTeam në Shqipëri. Qëllimi ekipit është promovimi i sigurisë kibernetike në Shqipëri duke mbajtur konferenca / workshope / takime (meet-up) rreth çështjeve të sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet qeveritare apo private. Për herë të parë, më 21 dhjetor të 2019 nga ora 09:30 am deri në 14:00 pm, pranë Tirana International Hotel, do të realizohet konferenca e parë.
Tema e konferencës do të jetë: “CyberSecurity – A Shared Responsibility.”
Organizatorët thonë se, “Duke qenë se duam që të jetë sa më e përceptueshme për audiencën, prezantimet do jenë me demostrime live te Ethical Hacking. Këto të fundit janë kërcënime që prekin përditë sigurinë tonë kibernetike dhe nëpërmjet konferencës do ju mësojmë disa hile se si të mbrohemi prej tyre”.

Demostrimet live që do të prezantohen janë:

-Florian Kunushevci – “The Road to Bug Hunting”
Floriani është një Security Researcher (Offensive Security Certified Professional-OSCP) nga Kosova, i cili ka punuar si Penetration Testing tek kompania Gjirafa. Ka ndihmuar mbi 34 kompani në mbarë botën duke ju ekspozuar pikat e dobëta të sistemeve të tyre, të tilla si: Microsoft, Apple, Adobe, BMW, Audi, Daimler AG, Deutsche Telekom, Github, Nokia, Skype.

Nour El Din Hussein – “Artificial Intelligence in Practise: Trends in Business and
Government”
Prej më shumë se një dekade përvojë lidershipi në të gjithë Europën dhe MEA Tech Market, Nour El Din është Këshilltar i Rritjes për shtresat e teknologjisë, mësues teknik dhe orator motivues për më shumë se 6.000 orë në të folur publike, trajnime, konferenca dhe workshope. Ai ka mbajtur një larmi rolesh në të gjithë Zhvillimin Strategjik të Produkteve, Rritjen e Hakerimit, Menaxhimin ku ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Egjipt.

Gjithashtu Nour është trajner për startup-e që kanë premisa për rritje dhe zhvillim. Ai merret kryesisht me operacionet dhe strategjitë e përshkallëzimit të produktit dhe procesit të tyre. Ai është anëtar i bordit të Exito Properties dhe 1-Billion Africa. Duke qenë se Nour jep një larmi fjalimesh publike, ai edhe moderon panelet rreth çështjeve, tendencave ose teknologjive globale. Ka zhvilluar fjalime dhe prezantime në më shumë se 40 vende nëpër botë me audiencë deri në 5,000 pjesëmarrës.

-Suljot Gjoka (Zer0byte) – “Malware Analysis”
Suljoti është një Penetration Tester me eksperiencë 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike dhe InfoSec. Ai ka arritur të testojë dhe të sigurojë rrjetin e shumë kompanive apo bizneseve prej sulmeve kibernetike. Ka aftësi shumë të mira në programim dhe ka kontribuar në shumë projekte në Github që lidhen me programe të sigurisë kibernetike.

Kleiton Kurti (Zer0byte) – “Wireless Security Pentesting”
Kleiton është gjithashtu një Penetration Tester me eksperiencë 3-vjecare në fushën e sigurisë kibernetike. Së fundmi, merr pjesë në kompeticionet që zhvillohen në Austri për këtë fushë dhe ka krijuar disa programe që lidhen më Web Security dhe Bug Hunting për të treguar sesa të pasigurta janë sistemet dhe sa e rëndësishme ështe mbrojtja e të dhënave.

Elio Pashaj (Zer0byte) – “Covert Channel – The hidden network”
Elio ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Prej mëse 6 vitesh punon në sektorin e IT-së. Më konkretisht në fushën e Sigurise Kibernetike dhe menaxhon Blockchain Western Balkans. Ka punuar me projekte qeveritare në fushën e sigurisë kibernetike. Synon ngritjen e një ekipi RedTeam në Shqipëri.
Tarifa e pjesëmarrjes është 10 EURO dhe përfshin:

  • Sesionet formale dhe informale
  • Demostrimet Live të Ethical Hacking
  • Snack
  • Çertifikata e pjesëmarrjes

Për të marrë pjesë në konferencë mund të plotesoni linkun: https://bit.ly/2OTeQYA ose të regjistroheni në Eventbrite https://www.eventbrite.com/e/ dhe të bëni pagesën duke blerë biletën (nr kontakti 0676041015) ose përmes llogarisë së Zer0byte:

Llogaria në Euro
Emri i Bankës: RAIFFEISEN BANK
Nr i Llogarisë: 0011023901
Emri i Përfituesit : ELIO PASHAJ
IBAN: AL57202111230000000011023901
Përshkrimi: PAGESË SHËRBIMI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0