Trajnim: "Menaxhimi i Zyrës"

Trajnim: “Menaxhimi i Zyrës”


Menaxhimi i Zyrës, konsiderohet si një nga pozicionet më të rëndësishme të karrieres në mbarë botën.

Menaxherët e zyrave këshillohen të zhvillojnë kapacitetet e tyre në menaxhim dhe komunikim, në mënyrë që të jenë mbikqyrës të personelit administrativ, sekretarë ekzekutivë, asistentë personalë, administratorë zyrash apo menaxherë departamentesh.

Në këtë trajnim i cili do të finalizohet me një çertifikatë pjesëmarrje, do të trajtohen tema si:

  1. Përshatje me nevojat dhe stilet e menaxhimit
  2. Komunikimi përmes gjuhës verbale dhe jo verbale
  3. Përmirësimi i aftësive të menaxhimit të kohës
  4. Organizimi dhe menaxhimi i takimeve

Lexo: Ambasada Amerikane sjell trajnimin për mësues dhe administratorë të arsimit të mesëm

Trajnim zhvillohet nga lektorja kanadeze Ardiana Bani. Pjesëmarrja në aktivitet kushton 1500 lekë. Pèr më shumë info kontaktoni info@irisof.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0