BusinessMag.al për t’ju ardhur në ndihmë, ka zhvilluar një intervistë me stilisten Stela Sallaku, e cila jep disa këshilla si të visheni dhe të dukeni sa më bukur në këtë prag festash.
Stela thotë se tashmë festat e fundvitit nuk janë më ato mbrëmjet e mërzitshme të 20 viteve më parë. Shumica e pjesmarrësve preferojnë të orientohen nga trendi i sezonit, sepse duken më novatorë dhe të rinj në moshë.
Ajo sugjeron që të visheni bukur dhe me cilësi. Sipas saj, çdo veshje “trendy”, nëse nuk është kualitative, duket jo mirë.
“Kostumet mbizotërojnë trendin, por nëse keni këmbë të shkurtra, është më mirë të vishni fund të shkurtër dhe xhaketë. Vishni këmishë me mëngë voluminoze dhe pantallona nëse nuk jeni tek kostumet. Gjithmonë këshillohuni me një stilist, tek i cili keni besim”, sugjeron Stela.
Lexo: Ja çfarë nuk duhet të vishni në festën tuaj të fundvitit
Thonë se ngjyra e kuqe nuk del kurrë nga moda, por këtë vit këshillohet të fokusoheni më shumë tek ngjyra bezhë, çokollata apo pana, pra përgjithësisht ngjyrat e tokës.
Një nga gjërat që duhet të keni parasysh para se të zgjidhni veshjen është të kërkoni informacion të mjaftueshëm për vendin ku do të festoni. Mund të jetë ndonjë bandë jazz-i e ftuar dhe ju nuk dini asgjë. Për të dyja ambjentet varet nga trupi dhe tiparet. Sa u takon përzgjedhjeve për festat, mentaliteti i njerëzve për veshje në raste të tilla, siç janë festimet me kolegët, ka ardhur duke u përmirësuar.
“Zgjedhjet për festa po bëhen gjithnjë e më mirë. Por, ka akoma temina dhe xixa që ndriçojnē mbrëmjet e fundvitit më shumë se sa vetë dritat e pemës së Krishtlindjes. Në çdo lloj eventi mbani parasysh të jeni vetja dhe të mos dilni nga stili që ju karakterizon”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.