Cilat janë trendet e teknologjisë për 2020. Këtë fundjavë, në ambientet e Protik Centre Innovatin, trendet i lançoi një panel profesionistësh, i përbërë nga sipërmarrës inovatorë, aktivë në zhvillimet më të reja teknologjike. Eventi u mbështet nga AlbTelekom.
Krahas trendeve teknologjike në vitin 2020, u diskutua edhe për ndikimin e këtyre trendeve, aftësitë dhe strategjitë e nevojshme për kufinjtë e teknologjisë së lartë, Si mund të fillojnë bizneset fillestare dhe entuziastët e teknologjisë për vitin 2020. Trendet i sollën:
- Dr -Ing. Julia Hoxha, CEO & Cofounder of Zana Technologies, Berlin, Gjermani
- Artiona Bogo, eksperte e Blockchain dhe DLT, Berlin, Gjermani
- Ermal Sadiku, CEO LinkPlus, Kosovë
- Armand Brahaj, Bashkëthemelues i Zana Technologies Berlin, Gjermani
Armand Brahaj listoi 7 prej trendeve të teknologjisë në 2020.
- Inteligjenca Artificiale
- IOT
- Platformat
- SG
- Siguria Kibernetike
- Fin Tech
- Realiteti Virtual
Armandi parashtroi disa nga kanelet e sigurta, ku mund të studiohet për teknologjinë dhe listoi disa pika kyçe që duhet të gëzojë një startup në IA. “Ju do të jeni një startup IA, kur të keni informacion të plotë mbi algoritmikën në IA, kur të keni më shumë kohë për kompjuterin sesa për të dashurën dhe kur të keni akses në të dhënat e miliona njerëzve apo strukturave”, tha ai.
Lexo: 4 trende teknologjike që ndryshojnë pozitivisht vendin e punës
Julia Hoxha organizatore dhe njëkohësisht CEO e Zana, tha se trendet gender në IT në 2020 do të jenë:
- Më shumë femra në teknologji
- Më shumë gra në pozicione të larta
- Avancim në Femtech
- Rritje të investimeve në startup-et e themeluara nga femrat
Sipas Julias, numri i investimeve për statup-et e krijuara dhe drejtuara nga femrat është shumë i vogël, ndaj kjo është një pikë kyçe, ku duhet vënë theksi dhe duhet punuar fort.
Artiona Bogo foli rreth Blockchain, fusha e saj e ekspertizës dhe pasionit. Ajo vuri në dukje edhe ngatërresën që bëjnë njerëzit mes Blockchain dhe Bitcoin. “Eksperienca ime në fushën e Block Chain është ndërtuar hap pas hapi gjatë kohës kur kam qenë pjesë e kompanisë më të madhe software-ike në Gjermani”, tha Artiona.
Tashmë Artiona është fokusuar tek një start up që përdor një teknologji të decentralizur dhe që fokusohet në fushën e Fin Tech.
Pjesë e panelit ishte edhe Ermal Sadiku, një nga anëtarët që hodhi themelet për LinkplusIT në vitin 2013. Ai tani është i përfshirë në menaxhimin e LinkplusIT si CEO. Ai është gjithashtu një CTO në dua.com, një nga fillimet në rritje më të shpejtë në komunitetin shqipfolës në të gjithë botën. Ermali gjithashtu ka themeluar edhe kompani si ZagApps, EVAcc, Datalab KS. Gjatë përvojës së tij 15 vjeçare në sektorin e TIK ka trajnuar më shumë se 800 inxhinierë në të gjithë rajonin. Ermali tha se në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni ka një numër të vogël ‘talent poll’ në programim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.