Ndikim të madh ka edhe teknologjia. Këto janë 4 mënyrat se si teknologjia e ndryshon pozitivisht mjedisin e punës:
Vendi i punës po bëhet i sigurt
Që të ketë produktivitet dhe kënaqësi të plotë një punonjës duhet të ndihet i sigurt në vendin e punës. Mbajtja e punonjësve bëhet duke menaxhuar sjelljet e dobëta. 59% e punonjësve që kanë vërejtur ndonjë sjellje të keqë kanë kërkuar një punë të rë.
Ariel Weindling, themelues i #NotMe, një program ku punonjësit mund të raportojnë problemet në vendin e punës, tregon se nëse punonjësit dhe punëdhënësit do të bashkëpunonin (kjo edhe duke përdorur mjetet teknologjike), mund të parandalohen incidentet apo diskriminimet në punë.
Bashkëpunimi më i lehtë se më parë
Teknologjia është mjaft e rëndësishme në ditët e sotme, padyshim edhe në vendin e punës. Pa teknologji bashkëpunimi mes punonjësve i lihet shansit dhe afërsisë. Me anë të mjeteve teknologjike të tilla si Slack dhe Google Dosc punonjësit mund të komunikojnë dhe bashkëpunojnë mes tyre kudo që ndodhen, pa u penguar nga koha apo vendndodhja fizike.
Sipas McKinsey, teknikat bashkëpunuese në vendin e punës mund t’a rrisin produktivitetin nga 20 deri në 30%.
Përmirësimi i bilancit të punës dhe të jetës është i mundur
Menaxhimi mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetën personale mund të jetë i vështirë. Kjo rezultoi edhe nga një studim që ka kryer Ernst & Young, ku rezultoi se 76% e të punësuarve kishin vështirësi në balancimin e punës, familjes dhe detyrimeve personale. Për të qenë më produktivë në punën e tyre kompanitë mund t’u japin hapsirë punonjësve t’i përcaktojnë vetë oraret e tyre.
Për shkak të teknologjisë, fleksibiliteti është i mundur, pa sakrifikuar vendin e punës ose kohezionin. Programe të tilla si; Slack apo Trelomake i ndihmon kompanitë të caktojnë detyra, ndërsa në workplace nga Facebook mund të komunikohet me atë të bisedave ose video calls.
Teknologjia rrit mbështetjen e diversitetit dhe përfshirjen
Todd L. Piittinsky, profesor i teknologjisë dhe shoqërisë në Stony Brook University, ka thenë se “sa më shumë anëtarët e një organizate të kenë diversitet dhe të shohin përfitimet e investimit, aq më e sigurt dhe elastike do të jetë shoqëria”. Diversiteti dhe përfshirja krijojnë një mjedis pozitiv në punë, të gjithë anëtarët e kompanisë duhet të dëgjohen dhe të ndihen të përfshihen në mënyrë që të ketë më shumë produktivitet.
Ndërkohë, punëtorët shpesh frikësohen se për shkak të teknologjisë mund ta humbin punën e tyre, sepse avancimet e teknologjisë po ndryshojnë vendet e punës për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Një punëdhënës mund të zgjedh t’i vendosë në dobi të punonjëve këto zhvillime, duke përmirësuar punën e tyre dhe si rezultat do të ketë me shumë kënaqësi të punonjësve, produktivitet dhe qëndrim në vendin e punës.
Besmira Koro