Pse skuadra juaj nuk flet kurrë në takime?

Pse skuadra juaj nuk flet kurrë në takime?


Nëse keni udhëhequr ndonjëherë një takim, me siguri ju ka ndodhur që ju të  përfundoni dhe pyetni ekipin tuaj nëse kanë ndonjë pyetje ose ndonjë gjë për të shtuar. Ju prisni ndërsa ekipi juaj hesht. Pas një minute, ju mund të mendoni se keni bërë një punë kaq të mahnitshme. Por në realitet është krejt e kundërta.

Ky është një problem sepse në shumicën e kohës skuadra juaj nuk do të thotë asgjë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë asgjë për të thënë. Përkundrazi, kolegët tuaj mund të kenë shumë gjëra për të thënë, por mënyra se si mund të reagoni i ju bën të stepen. Këtu janë katër arsye pse ekipi juaj nuk flet në mbledhje dhe çfarë mund të bëni për ta rregulluar atë.

Ata mendojnë se ju keni vendosur tashmë
Kjo është arsyeja më e thjeshtë që njerëzit nuk thonë asgjë në takimet tuaja. Shpesh, ekipi juaj thjesht tregon se ju keni marrë tashmë një vendim dhe ju thjesht po u tregoni atyre se çfarë po ndodh me ose pa kontributin e tyre. Në atë rast, cili do të ishte qëllimi për të folur? Në vend të kësaj, detyra juaj është të komunikoni që vlerësoni kontributin e të gjithëve.

Ata nuk ju interesojnë
Kjo është për të ardhur keq, por ndonjëherë ndodh. Shpesh kjo ndodh sepse ekziston një lloj shkëputjeje midis anëtarit të ekipit tuaj, rolit të tyre dhe axhendës së takimit. Kur njerëzit nuk e shohin se si diçka lidhet me punën e tyre, është e vështirë për ta, që ta përpunojnë atë në një mënyrë kuptimplotë. Gjëja e fundit që ata do të bëjnë është të flasin ose të bëjnë pyetje, sepse, sinqerisht, ata thjesht duan që takimi të mbarojë, në mënyrë që të mund të kalojnë në diçka më të rëndësishme (sipas mendimit të tyre). Është detyra juaj, si drejtues, t’i bëni ata të kujdesen duke artikuluar vizionin dhe për të parë se si ndikon kjo tek ata personalisht.

Lexo: Mënyrat më të këqija për të drejtuar një ekip

Ata nuk kuptojnë
Ju do të mendoni se nëse ekipi juaj është i hutuar ose nuk kupton diçka, ata do të flasin. Por ata nuk e bëjnë e sidomos në rastet kur shefi flet. Nëse një person nuk e kupton, ju nuk e keni bërë punën tuaj si një udhëheqës efektiv. Detyra juaj është të krijoni një hapësirë të sigurt ku është mirë të mos kuptoni dhe të bëni pyetje. Sa më shumë që mund t’i shtyni njerëzit të kuptojnë se nuk është në fakt faji i tyre që ata nuk kuptojnë diçka, aq më mirë është për ju si drejtues. Kur kjo të ndodhë, ekipi juaj ka shumë më shumë të ngjarë të kundërshtojë supozimet e gabuara dhe të ndihmojë në marrjen më të mirë të vendimit përfundimtar.

Ata mendojnë se janë të vetmit që ndjehen në këtë mënyrë
“Unë jam i vetmi që ndjehem në këtë mënyrë”. Kjo është ajo që i mundon të gjithë të pranishmit në biseëdën ose mbledhje. Ata i thonë vetes se dikush tjetër do të thoshte diçka dhe kjo do i bënte të ndihen edhe më keq. Sigurisht, problemi është se shumë herë, ju mund të keni gjysmën e ekipit tuaj që ndihet në këtë mënyrë, por askush nuk flet.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0