Mënyrat më të këqija për të drejtuar një ekip

Mënyrat më të këqija për të drejtuar një ekip


Kur mendojmë për leadership-in, priremi të mendojmë në terma hierarkie. Ata që janë “në krye” konsiderohen gjithnjë “liderët” dhe ata që janë në nivele më të ulëta konsiderohen “ndjekësit”.

Pavarësisht faktit se ju keni një pozicion të caktuar, nuk do të thotë se domosdoshmërisht jeni “lider”. Por, shumë prej këtyre njerëzve që janë aq krenarë, janë në të vërtetë lider të tmerrshëm. Duhet të bëni kujdes, sepse sjellje të tilla nuk janë të mira për ju si drejtues.

Nuk zbatoni rregullat vetë, por kërkoni që t’i zbatojnë të tjerët
Këtu gabon gjithmonë një lider. Ju nuk mund dhe nuk duhet të prisni nga të tjerët që ë ntdjekin rregullat, kodet, proceset dhe gjithçka tjetër, nëse ju vetë nuk i ndiqni ato. Nëse nuk vini në punë në orar, mos prisni që të tjerët ta bëjnë këtë gjë. Organizohuni ju fillimisht, pastaj kërkojini stafit tuaj të organizohet. Edhe zakonet tuaja më të vogla ndikojnë tek ata që ju rrethojnë.

Lexo: Katër cilësi të një lidershipi ideal

Nuk e mbani fjalën
Mënyra më e shpejtë për të humbur respektin si lider është që të thoni se do të bëni diçka dhe të mos e mbani fjalën. Së pari dhe mbi të gjitha kjo nxit zakone të këqija tek ata që ju rrethojnë. Si lider, është e rëndësishme që ju të bëni gjërat që thoni se do t’i bëni. Dhe nëse nuk e bëni këtë, ju duhet të flisni përpara hapur me ekipin tuaj. Për ata që dëshirojnë të ngjiten në shkallët e karrierës dhe të bëhen lider, kjo është një këshillë e rëndësishme. Nëse doni të rriteni profesionalisht, kjo është një nga mënyrat më efikase për ta bërë këtë. Mbajeni fjalën dhe shumë shpejt njerëzit do të kuptojnë se jeni njeri i besuar dhe se ata mund të mbështeten tek ju. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini aty ku dëshironi.

Nuk pranoni gabimet
Disa lider mendojnë se të pranosh gabimet je një njeri i dobët. Por, nuk është kështu. Të bësh gabime dhe të mos i pranoni ata është një dobësi dyfishe. Nëse bëni një gabim, ose nëse keni gabuar, pranojeni. Kjo do të krijojë besim tek ekipi. Ata do të kuptojnë që jeni në gjendje të bëni një hap pas dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë.

Premtoni shumë gjëra por nuk i mbani premtimet
Nuk ka asgjë më të keqe për një lider që të bëjë premtime të cilat e dini se nuk mund t’i mbani. Kjo sjell zhgënjim. Dhe ata do të humbasin besimin tek ju.

Kërkoni të jeni qendra e vëmendjes
Si lider, është detyra juaj që të jeni frymëzues, motivues dhe të ndihmoni të tjerët. Liderët e mëdhenj e dinë se si të bëjnë një hap pas dhe t’u japin të tjerëve mundësinë që të arrijnë suksesin. Për sa kohë dëshironi që të jeni në qendër të vëmendjes, me projektorët drejtuar tek ju, do të shfrytëzoni talentin rreth jush dhe do ta pengoni ekipin tuaj që të jetë i suksesshëm.

Kritikoni shumë
Kritika negative nxit pasiguri, frikë dhe ju pengon që të rrezikoni. Nëse stili juaj i leadership-it është i shëndetshëm dhe pozitiv, prisni që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë me ju, që do të thotë që edhe ju do të vijoni të rriteni dhe të përmirësoheni.

Lexo: Çfarë është lidershipi?

Mendoni se vetëm ju keni të drejtë
Nëse jeni një lider që kërkon të ndërtojë një skuadër, është e rëndësishme të kuptoni që mënyra juaj nuk është domosdoshmërisht e duhura. Mund të jetë një ndër mënyrat e duhura, por nuk është fundi i çdo gjëje. Ju duhet ta kuptoni këtë gjë, ndryshe do të ndikoni te pjesëtarët e ekipit që të mos kërkojnë zgjidhjen më të mirë të problemit.

The Leaders

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0