Ai tha se lançimi i kësaj platforme do t’i ndihmojë të rinjtë kosovarë për të njohur më mirë botën.
“Sot po e lançojmë website-in e udhëheqjes globale te të rinjtë. Kjo nismë u mundëson të rinjve që të bashkohen dhe punojnë së bashku. Hapja e website-it ka për qëllim të identifikojë atë që mund të bëjnë të rinjtë e Kosovës për t’i kontribuar botës. Kjo do të jetë një mundësi që të rinjtë e mbarë botës ta njohin Kosovën”, tha Green.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto