Në këtë aktivitet, HRHub Albania mblodhi së bashku drejtues të Burimeve Njerëzore, ekspertë, drejtues të kompanive dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar mbi inovacionin në rekrutim, për të adresuar problematikat dhe për të bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.
Fjalët hapëse të Z. Romeo Sherko – Zv.Kryetar Bordi, Shoqata e TIK në Shqipëri(AITA); Z. Arben Memo – Kryetar Bordi, ACN (Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë); Znj. Ines Muçostepa – Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, sollën në qendër të vëmendjes sfidat me të cilat po përballet biznesi, mungesa e kapitalit të kualifikuar njerëzor për shkak të emigracionit të profesionistëve të mirë, paqëndrueshmëria e tregut të punës, mungesa e komunikimit efektiv me universitetet, cilësia e dobët e internship-ve etj.
Lexo: duapune.com sjell serinë e trajnimeve të burimeve njerëzore të aplikuara
Shalsi u shpreh për rëndësinë e përgatitjes së kapitalit njerëzor në shkollë dhe të bashkëpunimit më efikas ndërmjet shkollës dhe biznesit. Ai gjithashtu shprehu sërish gatishmërinë për të ndihmuar dhe diskutuar çdo problematikë të biznesit që lidhet me këtë temë.
Më pas Z. Dritan Mezini, Administrator i DM Consulting Services/themelues i duapune.com, mbajti prezantimin “Inovacioni në rekrutim”, në të cilin foli mbi tendencat e reja të tregut global të punës, dixhitalizimi, aftësitë e reja, ndryshimi i profilit të profesionistit, rritja e nivelit të njësive të BNJ nëpër kompani dhe organizata.
Ky prezantim i hapi rrugën diskutimeve të paneleve, me të ftuar përfaqësues të industrive kryesore në Shqipëri si: Telekomunikacioni, TIK, Media, Ndërtimi, HOREKA etj., të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperienca, procese inovative, shembuj suksesi dhe risi përsa i përket 3 tematikave kryesore, për të cilat mund të lexoni më shumë në HRHub Albania.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.