Zvicra ka punonjësit më të aftë në botë. Ja cila është arsyeja - Business Magazine Albania

Zvicra ka punonjësit më të aftë në botë. Ja cila është arsyeja


Për një vend që është sa 1/10 e shtetit të Kalifornisë, Zvicra shënon mbi sipërfaqen e saj kur bëhet fjalë për konkurencën globale.

Në Raportin e fundit Global të Konkurencës së Forumit Ekonomik Botëror, ajo renditet në vendin e pestë, por kryeson renditjen në lidhje me aftësitë.

“Performanca e Zvicrës është e jashtëzakonshme në fushat që lidhen me kapitalin njerëzor,” shkruhet në raport.

Vendi u rendit më i miri në botë për aftësimin profesional, trajnimin në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të tij.

Pra, çfarë po bën Zvicra siç duhet kur bëhet fjalë për aftësitë e fuqisë punëtore të saj?

Lexoni: Ja cili është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2019 sipas FEB

Më shumë se 70% e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në sistemin e saj të ‘standardit të artë’ të formimit profesional (AFP), sipas një raporti të vitit 2015 nga Centre for International Education Benchmarking (CIEB).

Duke filluar nga mosha 16 vjeç, shumica e të rinjve, në vend të arsimit me kohë të plotë, u drejtohen shkollave profesionale, kurseve nëpër kompani dhe përvojës praktike në një vend pune për 3-4 vjet, duke marrë një pagë dhe një panoramë të rëndësishme të botës së punës.

“Mbështetje e fortë” nga punëdhënësit

Raporti CIEB thotë se sistemi i AFP-së, në të cilin marrin pjesë 30% e kompanive zvicerane, përgatit studentët për karrierë në një gamë të gjerë të profesioneve dhe sektorëve.

“Ai gëzon mbështetje shumë të fortë nga punëdhënësit zviceranë, të cilët e besojnë atë duke qenë një kontribues i madh në vazhdimin e gjallërisë dhe forcës së ekonomisë zvicerane.”

Vendi përfiton nga talentet e reja, papunësia ulet mes të rinjve dhe fuqia punëtorë mbetet të prodhojë mallra dhe shërbime me cilësi të lartë.

Për shkak të këtij përqëndrimi në aftësimin profesional, ka edhe më pak theks në marrjen e një diplome. Më pak se një e treta e të rinjve nën 25 vjeç hynë në arsimin terciar në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën e atyre në Australi dhe Norvegji, sipas shifrave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Matthias Ammann, një bashkëpunëtor i grupit ekonomik Avenir Suisse, tha për Times High Education: “Shumë zëra thonë se duhet ta mbajmë regjistrimin në universitet në këtë nivel, sepse arsimi dhe trajnimi profesional është arsyeja pse Zvicra po i bën gjërat mirë në këtë moment.”

Në fakt, shumë praktikantë që kanë zgjedhur rrugën e formimit profesional përfundojnë me perspektivë më të mirë pune sesa të diplomuarit, përfshirë Sergio Ermotti, shefi ekzekutiv i bankës zvicerane UBS, i cili filloi karrierën e tij në një praktikë në një bankë lokale.

Lexoni: Aftësimi profesional, një nevojë emergjente për tregun e punës

Në Raportin Global të Konkurencës, Zvicra u gjykua gjithashtu si më e mira për trajnimin e stafit, me shumë kompani që njohin përfitimet e zhvillimit profesional.

Finlanda zbriti në vendin e dytë këtë vit, por ende gjykohet të jetë vendi më i mirë për të menduarit kritik dhe aftësive dixhitale.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0