Tirana, Kryeqyteti i të rinjve të Europës - Business Magazine Albania

Tirana, Kryeqyteti i të rinjve të Europës


Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është shpallur fitues i çmimit “European Youth Capital 2022”. Aplikimi për këtë çmim u bë nga organizatat me fokus rininë në Tiranë, me drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar dhe mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Ky çmim jepet nga Forumi Rinor Europian, i cili mes 5 qyteteve zgjodhi Tiranën si kryeqendrën e të rinjve për vitin 2022.

Kryeqyteti Europian  i Rinisë, është një titull që synon Të fuqizojë të rinjtë, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe forcimin e identitetit europian. Ky titull i jep mundësi qytetit të Tiranës të shfaqë idetë, projektet dhe aktivitetet e tij inovative që synojnë të fuqizojnë zëra dhe të sjellin një perspektivë të re të të rinjve në të gjitha aspektet e jetës së qytetit.

Programi i Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë me slloganin “Activate” synon të vendosë vëmendjen në përfshirjen e vazhdueshme të të rinjve në vendimmarrje, të nxisë shpirtin e aktivizmit tek të rinjtë dhe të ushqejë potencialin rinor të qytetit.

Forumi Rinor Europian, i cili jep këtë çmim, përfaqëson një rrjet organizatash në nivel europian e mbështetur drejtëpërdrejt nga Komisioni Europian. Qyteti fitues përgjatë një viti mban evente dhe projekte të ideuara për të demonstruar rolin aktiv, thelbësor që luajnë të rinjtë dhe organizatat rinore në shoqëri. Kjo nënkupton për Tiranën një përqëndrim të ndjeshëm të aktiviteteve, projekteve dhe progameve me fokus rininë, si dhe rritje të investimeve dhe shërbimeve për këtë kategori.

Ceremonia e shpalljes se çmimit u zhvillua në Amiens të Francës, qyteti që mban këtë titull për vitin 2020. Fituesi u zgjodh nga juria që përbëhej nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të mëposhtme: Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Europiane, Këshilli Këshillimor i Rinisë i Këshillit të Evropës, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Fondacioni Schwarzkopf Evropa e Re, Nisma e Shoqërisë së Hapur për Evropën, IDEA Ndërkombëtare, EurActiv, Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, Eurodesk dhe Forumi Rinor Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0