Njeriu i paralizuar ecën duke përdorur kostumin robotik që kontrollohet nga truri

Njeriu i paralizuar ecën duke përdorur kostumin robotik që kontrollohet nga truri


“Një njeri tetraplegjik ka arritur të lëvizë të katër gjymtyrët e tij të paralizuara, duke përdorur një “kostum robotik” të kontrolluar nga truri”, thanë studiuesit. 28-vjeçari nga Lyon i Francës, i njohur si Thibault, u paralizua pasi ra nga një ballkon me lartësi 40 metra dhe pësoi dëmtime të rënda.

Studiuesit nga Universiteti i Grenoble në Francë, qendra kërkimore biomjekësore Clinatec dhe qendra hulumtuese CEA implantuan pajisje regjistrimi në të dyja anët e kokës së Thibault, midis trurit dhe lëkurës.

Ai mund të lëvizte vetëm pak krahun e majtë dhe ishte në gjendje të drejtonte një karrige me rrota. Për dy vite me rradhë, Thibault trajnoi algoritmin për të kuptuar mendimet e tij dhe për të rritur progresivisht lëvizjet që mund të bënte.

Lexo: Realizohen operacione zemre nga distanca me ndihmën e robotëve

Rrjetet e elektrodave grumbulluan sinjalet e trurit të personit në fjalë dhe i transferuan ato në një algoritëm të deshifrimit, i cili përktheu sinjalet në lëvizje dhe urdhëroi një ekzoskelet robotik t’i realizojë ato. Ai praktikoi algoritmin për të kuptuar mendimet e tij duke kontrolluar një avatar, një karakter virtual brenda një video game, duke e bërë atë të ecë dhe prekë objektet 2D dhe 3D.

Ai u stërvit për simulime të thjeshta virtuale përpara se të përdorte ekzoskeleton, i cili ndihmohet nga një parzmore e montuar në tavan dhe e ndihmon atë të ecë dhe të vendosë në funksion këmbët. Fillimisht përshkoi rreth 145 metra apo 476 hapa. Shkencëtarët kanë thënë se ky është vetëm një eksperimet, por me kalimin e kohës kjo metodë do të jetë lehtësuese për jetën e shumë pacientëve.

Lexo:8 punët që robotët nuk do të mund t’i bëjnë kurrë

“Gjetjet tona mund të ndimojnë pacientët tetraplegjikë që vetëm duke përdorur sinjalet e trurit të arrijnë të drejtojnë karrigen me rrota dhe të bëjnë më te lehtë jetën e tetraplegjikëve”, thotë profesori Stephan Chabardes, autor i studimit dhe neurokirurg nga Spitali Universitar Grenoble.

Ekipi po eksperimenton edhe me tre pacientë të tjerë tetraplegjikë, për t’i ndihmuar ata të bëjnë një jetë normale.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0