Si të parandaloni efektet e bullizmit në zyrë?

Si të parandaloni efektet e bullizmit në zyrë?


Me siguri që kur keni qenë fëmijë keni rënë pre e bullizmit, ose ndoshta mund të keni qenë ngacmues kundrejt të tjerëve. Edhe nëse nuk keni e keni hasur direkt bullizmin patjetër që keni dëgjuar për të.

E vërteta është se bullizmi është problem në shkolla dhe në ambiente pune. Shumë fushata organizohen për këtë problem nëpër ambiente të tjera të përbashkëta.
Ndonjëherë ngacmuesit e zyrave janë të dukshëm. Ata janë agresivë, dominues dhe domethënës. Ata kanë një qëndrim të keq. Megjithatë, ngacmimet në zyrë janë me delikate. Ngacmuesit në ambiente pune janë të pasjellshëm dhe shprehin nervoizëm në komunikim. I zgjedhin me kujdes viktimat e tyre, duke goditur atë që ndihet më i dobët. Personalitetet e tyre kanë efekt toksik në mjediset e tyre.

Lexo: Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj

Pasojat nuk mund të nënvlerësohen. Nëse një punonjës ndihet i viktimizuar, nuk ka gjasa që ai të bëjë mirë punën e tij. Nëse të tjerët e shohin se bullizmi po ndodh, ata mund të largohen nga ngacmuesi, ose të ndiejnë se nuk mund të ofrojnë reagime për atë që ngacmuesi ka prodhuar. Dhe nëse ata mendojnë se kompania nuk po bën asgjë, besnikëria e tyre mund të shkatërrohet. Bullizmi ndikon absolutisht në rezultatin përfundimtar të kompanisë suaj.
Këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të eleminuar bullizmin në zyrën tuaj:

Mos u bëni viktimë
Kur e kuptoni që jeni pre e një ngacmimi, mos rrini duarkryq. Shmangni personin dhe ndryshoni temë. Nëse shikoni dikë që po bie viktimë e bullizmit, atëherë mbështeteni atë, por mos  u bëni dramatik përpara tij, pasi kjo mund të shtojë panikun tek ai. Ata do ta vlerësojnë ndërhyrjen tuaj delikate. Shihni nëse ka ndonjë gjë që mund të bëni për të ndihmuar viktimën, ose për të parandaluar një ngjarje të përsëritur. Ndërtimi i një ure me viktimën ju bën të vlefshëm dhe të besueshëm në sytë e tyre dhe kjo mund të çojë në krijimin e një marrëdhënie të mirë me të.

Shmangni këto situata
Një ngacmues nuk ka gjasa të ndalet pa një ndërhyrje. Nëse jeni në nivel drejtues, ju keni përgjegjësi ndaj ekipit tuaj. Duke vepruar në një mënyrë të tillë, njerëzit gjithashtu mund t’ju perceptojnë si një person të besueshëm, tek i cili mund të mbështeten.

Neutralizojeni atë me humor
Përdorimi i humorit është çarmatues për bullizmin. Sigurohuni që humori të mos vijë në kurriz të viktimës ose të sigurojë një audiencë për ngacmimin. Nevojitet një humor pak i mprehtë kundrejt ngacmuesit. Një tjetër mundësi është t’i jepni ngacmuesit vëmendje dhe ta ironizoni pa e kuptuar, në mënyrë që ky ironizim t’i duket si një shenjë lavdërimi.

Lexo: Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?

Kontrolloni sjelljen tuaj
Detyra juaj është që të suguroheni që të mos jeni ngacmues ndaj kolegëve tuaj. Mundohuni të kontrolloni sjelljen tuaj si një vëzhgues i jashtëm, duke kujtuar se edhe ngacmimi i paqëllimshëm mund të dëmtojë një ambient pune. Punonjësit që shkaktojnë bullizëm mund të lënë një njollë në kompaninë tuaj,  e cila është e vështirë të hiqet. Plus, kur punonjësit ndjehen të sigurt dhe të mbështetur, ata janë më të përkushtuar ndaj kompanive të tyre dhe të gatshëm të punojnë më shumë për të siguruar sukses.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0