Por megjithatë, kjo nuk e ka penguar prodhuesin kinez të kalojë një tjetër vit rekord. Kompania ka deklaruar se ka shitur 200 milionë telefona gjatë vitit 2019. Vitin e kaluar kompania e arriti këtë objektiv 64 ditë më vonë sesa në vitin 2019.
Lexoni: Gjermania injoron tarifat e presidentit Trump ndaj pajisjeve të Huawei
Sanksionet amerikane të vendosura në muajin maj nga SHBA-të, nënkuptojnë se shërbimet mobile të Google nuk mund të përdoren në telefonat Huawei. Ky ndalim është ndjerë më shumë në modelin Huawei Mate 30, i cili pati një debutim të kufizuar jashtë Kinës për shkak se nuk vinte me aplikacionet e Google përfshirë Play Store.
Volumi i shitjeve kryesisht po vjen nga një valë patriotike – ku përdoruesit kinezë vendosën ta mbështesin Huawei-n në këto kohëra të vështira që po kalon. Gjithashtu, ky sukses mund t’i atribuohet edhe performancës së mirë botërore në tre mujorin e parë ende pa hyrë në fuqi sanksionet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto