Çfarë është konurrenca sipas Vasil Naçit?

Vasil Naçi: që të rritesh të duhet një mik i mirë, një mentor dhe një konkurrent i zoti


Nëse duam të kemi në jetën tonë motivim, cilësi dhe arritje ne duhet ta shoqërojmë veten me tre njerëz: një mik të mirë motivues, duam një konkurrent të fortë, edhe një mentor të mirë. “Këta njerëz na nxisin të marrim më shumë nga jeta jonë”, ka theksuar z. Naçi gjatë eventit të vitit të kaluar “Rruga Drejt Suksesit”. 

Sipas tij, nëse ne kemi një konkurrent të fortë, ai na zgjon, na motivon. Të pasurit një konkurrent të fortë na bën më të mirë. Nëse nuk ka konkurrent, nuk ka lojë. Nëse nuk ka lojë nuk ka energji. Nëse nuk ka energji, atëherë çfarë ka?!

Lexo: 8-10 nëntor, nis “RRUGA DREJT SUKSESIT”

Ndaj, sipas tij, nuk duhet të frikësohemi nga konkurrentët. Njerëzit mediokër kanë frikë nga konkurrentët. Njerëzit e suksesshëm fokusohen tek kreativiteti dhe jo tek konkurrenca. Fokusohen tek rritja personale. Konkurrojnë me veten e tyre, se si ata të bëhen më të mirë.

“Nëse do më shumë sukses në jetën tënde, të arrish më shumë apo të ndihesh i plotësuar, duhet të analizosh veten tënde”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0