8-10 nëntor, nis "RRUGA DREJT SUKSESIT" - Business Magazine Albania

8-10 nëntor, nis “RRUGA DREJT SUKSESIT”




Doza e motivimit dhe mundësisë për rritje është shtuar. Vasil Naçi, vjen këtë vit me Eventin-Trajnim 3 ditor, dedikuar rritjes dhe zhvillimit personal.

Një kombinim unik i përvojës dhe njohurive të Vasil Naçit, me praktikat dhe mësimet më të mira nga trajnues me famë botërore.

Për tre ditë 8-10 Nëntor, eventi mund të frekuentohet nga ju që:

  • Doni të arrini më shumë?
  • Të zhvilloni potencialin tuaj?
  • Të rrisni biznesin?
  • Të ndërtoni kulturën e duhur për sukses?
  • Të fuqizoni skuadrën tuaj?
  • Të bëheni lider i vetes?

Përmes pjesëmarrjes në këtë event ju mund të:

  • Zbuloni çfarë i kontrollon mendimet, ndjenjat dhe emocionet tuaja.
  • Zbuloni nëse besimet tuaja ju shtyjnë përpara.
  • Mësoni mbi rëndësinë e të ushqyerit për një jetë të shëndetshme.
  • Mësoni mbi ndikimin e meditimit në cilësinë e jetës.
  • Zbuloni faktorët që ndikojnë te energjia, gjallëria dhe shëndeti juaj.

Nëse besoni se gjithçka nis brenda jush, ju mund të përfitoni nga një formulë e garantuar suksesi.
Merrni VENDIMIN për VEPRIM dhe Bëjeni jetën tuaj kryeveprën që meriton të jetë.
Programojeni veten drejt një suksesi edhe më të madh.

Ti mund t’i bashkohesh “RRUGA DREJT SUKSESIT”, duke prenotuar biletën Këtu.

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 6,500 pjesëmarrës që prej vitit 2016, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm.

“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetëra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të  transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal e profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetëm nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e ke në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi je ti ai që kontrollon totalisht sa ndikim do t’i lejosh realitetit të ketë në jetën tënde, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

https://youtu.be/BSR1T249518

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0