Ingredientët organikë, baza e produkteve për shëndetin e lëkurës dhe flokëve të "Erboristeria di Klea" - Business Magazine Albania

Ingredientët organikë, baza e produkteve për shëndetin e lëkurës dhe flokëve të “Erboristeria di Klea”


Erboristeria di Klea është aktiviteti online që vajza 25 vjeçare Klea Mustafa ka krijuar para 4 vitesh kur ishte në shkollë. Erboristeria di Klea ka produkte për shëndetin e lëkurës dhe flokëve me bazë ingredientë organikë. Ajo tregon për BusinessMag se ka një laborator ku i përgatit produktet dhe më pas ua ofron ato konsumatorëve.

“Vështirësitë janë të ndryshme sidomos në një biznes që fillimisht ka funksionuar vetëm online dhe në periudhën që e kam nisur, pjesa online nuk ishte dhe aq e populluar sa është sot. Ndaj duhej punë e strategji që të filloja të kisha shitje”, shprehet Klea.

Për një biznes që operon në sektorin e kujdesit për fytyrën dhe kujdesit për flokët, sfidat me të cilat haset ndër të tjera janë besueshmëria e konsumatorit.

Klea ka studiuar për farmaci dhe aktivitetin e saj e ka nisur me baza të thjeshta 3-4 ingredientë dhe me vetëm 60 euro. Një aktivitet që operon vetëm online ju mund të gjeni produkte të tilla si maska, serume, parfume solide, shampo, skrape, etj.

“Pas një viti parashikoj që të gjitha produktet të jenë të certifikuara duke qenë se bazat i kam të certifikuara. Kjo do të rriste shumë kredibilitetin që ka klienti ndaj produktit tim” , thotë Klea.

E ndërsa në planet e saj është tregu ndërkombëtar, për të shkuar atje i nevojitet që të gjitha produktet të kalojnë në prodhim fabrike dhe të marrë certifikimet përkatëse sipas Konventës së Madritit.

Për Klean cilësia bën diferencën dhe produktet e saj 100% organike, të përgatitura me dorë dhe natyrale mesa duket kanë arritur ta dallojnë atë në tregun shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0