Çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit nga fëmijët e tyre

Çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit nga fëmijët e tyre


Nga Pascal Finette, autor

Një nga pyetjet më të zakonshme që marr pas konferencave të mia, është “Çfarë duhet t’u mësoj fëmijëve të mi në këtë botë që po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme?” Unë e filloj përgjigjen time disi me shaka duke i thënë audiencës se ata duhet t’ia fillojnë duke i nxjerrë fëmijët e tyre nga shkolla – pasi shumica e shkollave thjesht nuk i përgatisin fëmijët tanë në mënyrë të duhur për të ardhmen.

Në një botë ku ne do të kemi inteligjencë artificiale kudo, robotë që i zëvendësojnë gjithnjë punët fizike të njeriut, kompjuterat vazhdojnë të bëhen më të mirë dhe më të lirë dhe ku të gjithë ne jemi në gjendje të komunikojmë, bashkëpunojmë dhe mësojmë nga njëri-tjetri me vetëm disa klikime në ekranet e telefonave tanë inteligjentë – shumica e njohurive dhe aftësive që na kanë shërbyen mirë para një ose dy dekade më parë, nuk na hyjnë më në punë.

Në vend që të përpiqemi të qëndrojmë përpara teknologjisë, ne duhet të përqendrohemi në aftësitë që na bëjnë njerëzor në mënyrë unike: Empatia, bashkëpunimi, zbulimi i problemit, zgjidhja komplekse e problemeve, marrja e vendimeve në situata të paqarta, kreativiteti…

Ne duhet të sigurohemi që fëmijët tanë të bëhen njerëz më të mirë – jo makina më të mira.

Por kjo nuk vlen vetëm për fëmijët tanë: Të njëjtat aftësi që u duhen fëmijëve tanë në këtë botë të re, janë ato që e bëjnë një ndërmarrës të suksesshëm! Sipërmarrësit më të mirë janë ata që e kuptojnë se çfarë i nevojitet klientit të tyre, ata të cilët janë aq empatikë sa ta shohin botën me sytë e tyre.

Ajo që është e mirë për fëmijët tuaj është e mirë për ju – dhe anasjelltas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0