Thirrje për aplikim në Shkëmbimin Rinor për Sipërmarrësit e Rinj

Thirrje për aplikim në Shkëmbimin Rinor për Sipërmarrësit e Rinj


Balkan Youth Activism- BYA hap thirrjen për aplikim për programin “Bëhu ndryshimi: Shkëmbim Rinor për Sipërmarrësit e Rinj” (25 Tetor – 3 Nëntor)

Pjesëmarrësit duhet të jenë:

• Nga 18-30 vjeç

• Të kenë motiv për të mësuar dhe shkëmbyer më shumë rreth Sipërmarrësve të Rinj

• Të mund të punojnë dhe të komunikojnë në anglisht

• Në gjendje të marrin pjesë në gjithë kohëzgjatjen e eventit

• Përparësi do të kenë të rinjtë që nuk kanë përvojë të mëparshme në shkëmbime rinore ose trajnime.

• Përparësi do t’u jepet të rinjve që vijnë nga sfondet e pafavorshme sociale, ekonomike, gjeografike ose kulturore.

Qëllimi i projektit është të zhvillojë frymën e ndërmarrësisë midis të rinjve romë dhe të rinjve jo-romë nga zonat rurale dhe të largëta.

Në detaje, 40 të rinj dhe 8 liderë nga Bullgaria, Shqipëria, Belgjika, Çekia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia do të njihen me konceptin e sipërmarrjes, zhvillimin e një ideje biznesi, fillimin e një biznesi dhe do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre për krijimin e një biznesi në komunitetet rome ose zonat e margjinalizuara (gjeografike ose për shkak të diskriminimit).

Vendi: Veliko Tarnovo, Bullgari

Datat: 25 Tetor – 3 Nëntor 2019

Afati i aplikimit: 20 shtator 2019

Aplikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0