Kirsten Jassies është eksperte për rrjetin social Instagram, autore e disa librave, trajnere, folëse dhe stratege për përmbajtjen në mediat sociale. Ajo jeton në Utrecht, në Hollandë me familjen e saj. Kristen si një stratege për mediat sociale me një background në media, ndihmon kompanitë dhe brandet të rriten dhe të arrijnë audiencën e synuar, duke krijuar përmbajtje dhe angazhim për konsumatorët.
Ajo ndan mësimet dhe eksperiencën e saj në platformën e mirënjohur hollandeze të marketingut Frankwatching, në blogun e saj justK dhe në rrjetet sociale. Ajo është blogere që nga viti 1998. Libri i saj i dytë instaPROOF, u publikua në Shtator të vitit 2018 duke shitur më shumë se 14.000 kopje.
Lexoni: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë
Henry Leerentveld është diplomuar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet në Punë. Më pas është diplomuar për Menaxhim Ekzekutiv në Universitetin Erasmus. Që nga fillimi i karrierës së tij, puna e Leerentveld ka qenë e lidhur me tregun e punës dhe arsimin profesional.
Si Sekretar Kombëtar në Sindikatën Hollandeze (1987–1997), Henry ishte përgjegjës për Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për politikat për papunësinë afatgjatë, punësimin e të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe për krijimin e mundësisë për fonde për sektorin e trajnimeve.
Si CEO i Shërbimeve Hollandeze për karrierën dhe punësimin (1997–2000), ai ishte i përfshirë në zhvillimin e shërbimeve të reja për integrimin në tregun e punës. Gjatë viteve 2000-2003, Leerentveld ka punuar në një sërë çështjesh, duke përfshirë modelet e reja për integrimin e shërbimeve të papunësisë afatgjatë, rritjen e shërbimeve për kujdesin në shtëpi dhe risjelljen e një kompanie publike të transmetimit.
Në vitin 2003 Henry Leerentveld filloi të punojë ndërkombëtarisht, veçanërisht në projekte që lidhen me tregun e punës, sigurimet shoqërore dhe AFP-në.
Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin Shqipërinë, Belgjikën, Bosnje & Hercegovinën, Kroacinë, Eritrea, Kosovën, Maqedoninë, Mozambikun, Palestinën, Poloninë, Serbinë, Sirinë, Turqinë dhe Uzbekistanin.
Në vitin 2015 Henry iu bashkua Swisscontact si Drejtor për Europën Lindore. Inovacioni për zhvillimin ekonomik është një mision pothuajse personal për të.
Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejton departamentin e Search Marketing pranë Manaferra, agjenci dixhitale me bazë në Prishtinë, Kosovë.
Në 7 vitet e fundit ai ka sjellë dhe implementuar ide të reja dhe kreative për të ndihmuar klientët që të arrijnë objektiva të caktuara. Atë mund ta gjeni duke folur në evente lokale për tema si SEO, content marketing, link building dhe app SEO.
Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve të krijonin përmbajtje interaktive. Në 3 vitet e fundit, blogu i tij personal nuk ka qenë shumë aktiv. Megjithatë, artikujt janë shpërndarë/publikuar nga media të industrisë më me emër, siç janë: Search Engine Land, GeekTime, BusinessMag, DigitalSpoiler, etj.
—
Në faqen zyrtare të internetit allweb.al, do të publikohen informacione të mëtejshme mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.
Për të blerë biletën tuaj vizitoni AllWeb.al/tickets si dhe mund të kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.