Katër mënyra për të krijuar artikuj tërheqës për blogun tuaj

Katër mënyra për të krijuar artikuj tërheqës për blogun tuaj


Nëse shkrimi i artikujve, për t’u publikuar në profilin tuaj në LinkedIn ose blog, është pjesë e planit të marketingut për biznesin tuaj, atëherë ju në vetvete keni një qëllim. Qëllimi juaj është të zgjeroni sa më shumë të jetë e mundur audiencën tuaj.

Të kesh diçka për të thënë dhe të dish t’a përcjellësh atë në mënyrën më të mirë të mundshme, lidhet direkt me rritjen dhe ndërtimin e audiencës tuaj. E rëndësishme është që të shkruani në mënyrë tërheqëse. Nëse shkrimi do të jetë i tillë, keni më shumë gjasa që të rrisni interesin e të tjerëve për t’a lexuar. Në këtë artikull janë katër këshilla, se si ju të shkruani artikuj tërheqës në profilin tuaj në LinkedIn apo në blogun tuaj :

Shmangni paragrafët e gjatë
Ju dëshironi që artikulli juaj të jetë i lehtë për t’u kuptuar dhe që në thelb të përcjellë mesazhin. Një mënyrë për t’a bërë këtë, është të bëni paragrafë të shkurtër me maksimumi 4 fjali.  Nëse paragrafi juaj paraqet thelbin, atëherë çdo gjë është e qartë për lexuesin.

Lexo: 7 të vërteta të padëshiruara për marketingun e artikujve

Shkruani nëntituj
Ju gjithashtu dëshironi të shmangni shkrimet e gjata, të cilat në pamje të parë mund të duken si tekste të kopjuara. Mendoni t’a organizoni shkrimin tuaj në copëza dhe më pas të shkruani nëntituj që përmbledhin paragrafët. Në shkrimin tuaj, ju duhet t’ju jepni lexuesve hapësirën e pushimit gjatë leximit.

Shtoni foto në artikujt tuaj
Ju duhet të ilustroni artikullin tuaj. Minimumi artikulli juaj duhet të ketë një foto kryesore. Hedhja e fotove brenda në artikull, nuk duhet të mungojë, pasi ilustrimi me foto i vjen në ndihmë lexuesit, për të kuptuar qartazi atë ç’ka doni të transmetoni. Hedhja e fotove në brendësi të tekstit, i jep mundësinë lexuesit të vendosë në funksion imagjinatën. Duhet të bëni kujdes me fotot e marra nga internet, pasi mund të cënoni të drejtën e autorit.

Lexo: Çfarë lexojnë çdo mëngjes personat më të suksesshëm të botës?

Nuk është e nevojshme të thoni gjithçka në një artikull
Rregulli bazë i shkrimit të një artikulli, është që të përmbajë nga 350 –  900 fjalë. Mos u zgjasni shumë në artikujt tuaj. Me rëndësi është të paraqisni thelbin, idenë kryesore, apo të krijoni një seri artikujsh, që lidhen me idenë tuaj fillestare. Ju dëshironi që shkrimi juaj të informojë dhe nxisë audiencën, për t’a lexuar sa më shumë artikullin. Të pasurit artikuj të mirëorganizuar dhe tërheqës, ndihmon në rritjen e lexueshmërisë. Kjo do të bëjë që artikujt tuaj në LinkedIn ose në blog, të tërheqin më shumë vëmendjen e lexuesve.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0