7 të vërteta të padëshiruara për marketingun e artikujve - Business Magazine Albania

7 të vërteta të padëshiruara për marketingun e artikujve


Marketingu i përmbajtjeve të artikujve është padyshim mjeti më i promovuar dhe më pak i kuptuar i marketingut për sipërmarrësit, ndërmarrësit e vetëm dhe zotëruesit e bizneseve të vogla. Dhe padyshim që nuk është zgjidhja e vetme.

Interneti interaktiv- media sociale, blogjet, videot etj., e ka bërë marketingun e përmbajtjes relativisht të thjeshtë dhe të pakushtueshëm. Dhe pikërisht këtu fshihet pengesa. Në sipërmarrje çdokush e has. Konkurrenca është e madhe, dhe kështu është edhe niveli i zhurmave që duhet të kapërceni për t’u parë dhe dëgjuar nga konsumatorët potencialë.

Pjesa më e madhe e blogjeve dhe artikujve mbi përmbajtje marketing janë në mënyrë ironike asgjë më shumë se sa marketing pa vlerë i përmbajtjeve.

1. Ka përmbajtje dhe PËRMBAJTJE
Është një shprehje e vjetër që thotë, ju merrni atë që paguani. Pjesa dërrmuese e përmbajtjeve gjenerohet kot, dhe prandaj ka aq vlerë. Fakti që është i lirë dhe i thjeshtë është arsyeja sepse e bën kushdo, dhe ja pse është i padobishëm. Ndërsa marketingu i keq vazhdon, ai edhe kthimi nga investimi në marketing është më keq.

2. Çdokush është një ekspert. Në fakt, jo çdokush.
E dini se përse John Grisham është një autor bestseller? Ai ishte një prokuror i suksesshëm për vite me radhë para se të vendoste penën mbi letër. Çdokush duket se e kupton këtë, nëse nuk është ekspert përmbajtje, nëse nuk ka vlerë për konsumatorët, por kjo prapëseprapë nuk duket se do ta ndalojë turmën të gjenerojë sasi të mëdha materialesh të pavlerë.

3. Çdo gjë i atribuohet strategjisë
Nëse shikoni se si bëjnë marketing kompanitë e mëdhaja, ata kanë drejtuesë të lartë dhe agjencitë më të mira që punojnë për të zhvilluar strategjinë e tyre marketing dhe të komunikimit, dhe më lini t’ju them se ato nuk janë të lira apo të thjeshta. Marketingu i përmbajtjeve është thjesht një mjet ekzekutimi dhe pa pjesën strategjike është i padiferencuar dhe thelbësisht i pavlerë.

4. Brandin e produktit dhe atë personal e ndan një botë e tërë
Kur vjen fjala për brandimin personal, kjo gjeneratë ka shitur shumë të mira. Pa një avantazh konkurrues dallues, një propozim vlere që ju dallon vërtet nga konkurrentët, e gjithë çfarë keni është diferenca pa qenë të dalluar. Ju mund të dukeni ose të vini ndryshe, por në sytë e konsumatorit produkti juaj nuk është i diferencuar.

5. Një miliardë njerëz bëjnë shumë zhurmë
Një herë lexova këtë ‘cicërimën’ nga një sipërmarrës serial Naval Ravikant: “1999 deri në 5 milionë $ për të lançuar një produkt, 30 milionë përdoruesë seriozë të kompjuterit…leva shkon deri më 100,000 herë.” Ai ka të drejtë, përveç një faktori: konkurrencën. Është kaq e lirë dhe e thjeshtë që një miliardë njerëz të gjenerojnë përmbajtje online nëpërmjet WordPress, Facebook, Youtube dhe Instagram.

6. Është një kohë e humbur të keni një biznes shërbimesh
Produktet e komoditetit si gërshërët e letrave janë gati të pamundura të diferencohen, vetëm nëse prodhohen nga Apple patjetër, por në përgjithësi, është shumë më e thjeshtë të marketosh një produkt sesa një shërbim si trainim, dixzenjues web-i, marketing i përmbajtjeve të artikujve. Ju pëlqen apo jo, pjesa më e madhe e bizneseve që ofrojnë shërbime janë si gërshërë letrash.

7. Origjinoni
Shumica e përmbajtjeve të faqeve të internetit janë refrene të pakuptimta ose të përsëritura të shkruara mbi një përmbajtje origjinale nga ekspertë, gazetarë ose shkrimtarë të vërtetë. Algoritmet e Google e dinë ndryshimin midis gjërave të lira dhe të thjeshta dhe materialeve cilësore, dhe më e rënndësishmja edhe konsumatorët e kuptojnë këtë gjë.

Drejtuesit dhe liderat e vërtetë të biznesit lexojnë zakonisht shumë, por ata janë zakonisht shumë të zënë duke punuar për të humbur kohën e tyre duke lexuar materiale të “katranosura” të marketerëve.

 

/Shkruar nga Steve Tobak, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0