Gabimet "fatale" që mund të shkatërrojnë karrierën tuaj

Gabimet “fatale” që mund të shkatërrojnë karrierën tuaj


Shpesh të qëndruarit gjatë në zyrë mund të bëhet diçka monotone. Apo gjatë verës kur të gjithë po shijojnë pushimet dhe ju duhet të menaxhoni punën në zyrë. Pavarësisht se mund të ndiheni të lodhur nga monotonia e punës tuaj, është e rëndësishme të mos bëni gabime, të cilat mund të dëmtojnë karrierën tuaj.

Bërja e veprimeve të nxituara vetëm për shkak se po mposhteni nga monotonia, mund të bëhet shkak për shkatërrimin e karrierës tuaj. Nëse dëshironi të arrini qëllimet tuaja dhe të keni një karrierë shumë të suksesshme shmangni këto gabime.

Injorimi i marrëdhënieve me kolegët apo drejtuesit tuaj
Shumë njerëz gabohen kur mendojnë se progresi në karrierën e tyre varet nga IQ e tyre dhe kualifikimet akademike. Kjo është shumë larg nga e vërteta. Është e vërtetë që janë këto që të sigurojnë një punë, por në fakt nuk janë këto arsyet e qëndrimit tuaj në punë. Sipas “Law Settlement Funding” gjëja më e rëndësishme për të avancuar në karrierën tuaj është të keni një marrëdhënie të mirë me kolegët dhe drejtuesit tuaj.

Lexo: Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Nuk po bëni gjumë të mjaftueshëm
Shumë njerëz sakrifikojnë gjumin duke menduar se nëse kanë më shumë kohë në dispozicion mund të mund të arrijnë ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë por mund të jetë dhe e rrezikshme. Studime të ndryshme kanë zbuluar se mos marrja e një sasie të nevojshme gjumi, bën që të mos jepni maksimumin tuaj në punë e si pasojë të keni një performancë jo të mirë.

Mos krijimi i marrëdhënieve të reja
Nëse dëshironi të ecni përpara në punën tuaj, në çfarëdolloj industrie krijimi marrëdhënieve është rregulli kryesor. Mos e bëni gabimin e mbajtjes larg të kontakteve të reja. Janë pikërisht ato që do t’ju hyjnë shumë në punë dhe do t’ju ndihmojnë të arrini aty ku keni dëshiruar gjithmonë.

Mos pasja kujdes me jetën tuaj private
Të gjithë e kanë kuptuar se pavarësisht se jeta private mbetet private. Ajo në një mënyrë apo në një tjetër ka ndikim në karrierën tuaj. Sidomos në ditët e sotme ku gjithçka ruhet në rrjete sociale dhe gjithkush ka akses. Por kjo edhe pse në jetën tuaj private mund t’ju kushtojë largimin tuaj nga puna, ndaj kini kujdes me gjithçka.

Lexo: Si të negocioni për pagesën tuaj, sipas ekspertëve të karrierës

E keni të vështirë të përqëndroheni në detyrat tuaja
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se diversifikimi është çelësi i suksesit, fokusimi është ajo që në fakt ju bën të keni një karrierë të shkëlqyer. Vendosja e fokusit tuaj dhe vëmendja e pakushtëzuar ndaj qëllimeve tuaja, do t’ju ndihmojë të arrini atje ku dëshironi.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0