A sjellin konfliktet në punë rezultate pozitive?

A sjellin konfliktet në punë rezultate pozitive?


Konflikti nuk është gjithmonë i keq. Sipas disa studimeve, konflikti gjeneron rezultate shumë pozitive, veçanërisht në një mjedis pune ku punohet në grup. Nuk mund të themi që konflikti nuk ekziston, sepse ai është mbi të gjitha më i pranishëm, sidomos në ambientet e punës dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar nga energjia negative që ai mbart, është përballja me të.

Një pjesë e madhe njerëzish i frikësohen përballjes me situatat konfliktuale, të cilat në disa raste çojnë deri urrejtjes dhe përkeqësimit të situatës. Kjo zakonisht ndodh sepse mundohemi që t’i shmangim personat, të cilët kërcënojnë qetësinë në mjedisin tonë të punës, duke mos e kuptuar që ky është një prej gabimeve më të mëdha, që çon në krijimin e kushteve ideale për konfliktin e radhës. Në vend që çdo situatë konfliktuale të personalizohet, anëtarët e një skuadre duhet të mësojnë që të menaxhojnë më së miri atë dhe të përballen duke nxjerrë në pah të gjithë shkaktarët kryesorë që çuan drejt saj. Më poshtë do të gjeni edhe disa këshilla të tjera, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të përballuar një situatë konfliktuale në ambientin e punës:

Përshtatshmëria
Një prej elementeve më të rëndësishëm për të pasur gjithmonë një mjedis pune në harmoni të plotë është që secili prej anëtarëve të skuadrës të ketë aftësinë për t’u përshtatur si me situatat ashtu edhe me njëri-tjetrin. Nëse të gjithë do të jenë më fleksibël për t’ju përshtatur mjedisit në të cilin punojnë, secili prej tyre do ta ketë më të lehtë të përqëndrohet në detajet e projektit të radhës, duke mos u marrë me shqetësime të kota të konflikteve të pashëndetshme.

Lexo: Si të fitoni një vend pune pa qenë të kualifikuar

Qëllimi i përbashkët
Në një skuadër pune, jo të gjithë mund të bien menjëherë dakord mbi zgjidhjen e një problemi të caktuar. Mosmarrëveshjet janë të pritshme, por kur qëllimi është i përbashkët, këto mosmarrëveshje me pak mund, mund të shndërrohen në ide produktive për të pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Rezultatet më të mira arrihen atëherë kur të gjithë anëtarët e skuadrës tregojnë disponueshmërinë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të arritur rezultatin më të mirë.

Angazhimi i të gjithë anëtarëve
Puna në një mjedis konfliktual mund të japë rezultate shumë të mira nëse ka bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e skuadrës, për të dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Në këtë mënyrë, konflikti u jep të gjithë anëtarëve një rol të rëndësishëm, duke i shndërruar në hallka kyçe të dhënies së një zgjidhjeje sa më efikase.

Rritja e produktivitetit
Me të gjithë individët në përpjekje për të dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme ndaj konfliktit dhe për të pasur rezultate sa më pozitive, të gjithë anëtarët e skuadrës kontribuojnë në rritjen e produktivitetit. Në vend që të humbasin kohë duke u marrë me faktin që konfliktet ekzistojnë, ata hedhin një hap më përpara duke u marrë me zgjidhjen e tij, gjë kjo që e bën secilin prej tyre më produktiv dhe rrjedhimisht edhe rezultatet përfundimtare do të jenë më të mira në krahasim me më përpara.

Përqafimi i ndryshimeve konstruktive
Kur konfliktet shpërfillen ose shmangen, jo vetëm që situata nuk do të përmirësohet por përkundrazi ajo do të përkeqësohet. Kur secili prej anëtarëve ndihet një pjesë e rëndësishme e skuadrës, kjo krijon ndryshimin e nevojshëm për të fituar dhe për të ecur përpara me rezultate gjithnjë e më pozitive.

Gjenerimi i ideve të reja
Dhënia e mundësive të barabarta nuk do të thotë që të gjithë anëtarët e skuadrës janë të të njëjtit nivel. Mundësia e barabartë nënkupton se çdo person ka të njëjtën mundësi për të shprehur një mendim të tijin. Dhe vetëm nga një mënyrë e tillë veprimi lindin edhe idetë e reja. Konflikti gjeneron kreativitet në procesin e zgjidhjes së problemeve, por vetëm atëherë kur të dyja palët përpiqen për ta zgjidhur atë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.

Lexo: Si të inkurajoni zhvillimin personal dhe profesional në vendin e punës

Nëse të gjithë do të binin dakord gjatë gjithë kohës, nuk do të kishte asnjë arsye për të konsideruar këndvështrime të ndryshme ose të kërkoni mënyra të reja për të trajtuar situata të vështira. Idetë më të mira shpesh lindin nga një konflikt i madh. Konflikti krijon kreativitet në procesin e zgjidhjes së problemit, i cili duhet të ndodhë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e dobishme reciprokisht mes kolegëve.

Entreprenuer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0