Mark Zuckerberg, Tim Cook dhe drejtues të tjerë, tregojnë se çfarë po lexojnë këtë verë - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg, Tim Cook dhe drejtues të tjerë, tregojnë se çfarë po lexojnë këtë verë


Kur nuk janë të zënë duke krijuar produkte të mëdha, drejtuesve të teknologjisë u pëlqen të qetësohen duke lexuar një libër në plazh.

Gazetari i NBC, Dylan Byers mblodhi rekomandimet e librave nga CEO të teknologjisë në një listë leximi verore për gazetën e tij.

Për ata që kërkojnë të lexojnë një libër të mirë këtë verë, reporteri i NBC Dylan Byers i pyeti gjashtë ekzekutivë të teknologjisë për rekomandimet e tyre.

Mark Zuckerberg – Facebook, CEO

Ditët e Fundit Të Natës nga Graham Moore.

Një roman që si tematikë ka njeriun që e shpiku me të vërtetë llambën e dritës Përmban rrëfime interesante nga Nikola Tesla, Thomas Edison dhe George Westinghouse.

Zuckerberg, i cili është në luftë për dominimin e Facebook-ut, është duke u krituar për rekomandimin e një libri rreth një shpikës që i largon rivalët e tij nga biznesi për të mbrojtur monopolin e tij.

 

Sheryl Sandberg – Facebook, COO

Momenti i Ngritjes nga Melinda Gates

Filantropistja Melinda Gates shkruan për rëndësinë e fuqizimit të grave dhe se si ky veprim mund të ndryshojë botën.

 

Tim Cook – CEO, Apple

Kur Fryma Bëhet Ajër nga Paul Kalanithi

Kur një neurokirurg i ri i Stanford diagnostikohet me kancer të mushkërive, ai vendos të shkruaj për vdekjen, kujtesën, familjen, mjekësinë, letërsinë, filozofinë dhe fenë.

Qen këpucësh nga Phil Knight

Një kujtim nga themeluesi i kompanisë i Nike, Phil Knight.

 

Dawn Ostroff – Spotify, CCO

E edukuar nga Tara Westover

Westover, e rritur në malet e Idaho, nuk shkoi në shkollë deri në moshën 17 vjeç. Por më pas ajo arriti të fitonte doktoratën nga Universiteti i Kembrixh-it. Ky libër tregon për rrugën e saj drejt arsimit të lartë.

 

Evan Spiegel – Snachat, CEO

Republika e Vdekshme nga Edward Watts

Një histori për rënien e demokracisë në Romën e lashtë.

 

Jeffrey Katzenberg – KndrCo

21 Mësime për Shekullin 21 nga Yuval Noah Harari

Shkruar në 2018, Harari adreson sfidat teknologjike dhe politike me të cilat njerëzit do të duhet të përballen në shekullin XXI.

Klasa e Bardhë e Punës nga Joan C. Williams

Williams, një profesor i drejtësisë, shkruan “Vetëdija e klasave është zëvendësuar nga neglizhenca e tyre”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0