Çfarë mësova nga aventura ime në zip line? - Business Magazine Albania

Çfarë mësova nga aventura ime në zip line?


“Histori nga Suzanne Lucas, shkrimtare freelancer në INC.”

Mësova diçka për veten time kur u bllokova në mes të një zip line dhe u shpëtova nga një punonjëse e re shumë e sjellshme.

Fëmijët e mi kërkuan të shkonim në një park që ndodhet në male. M’u duk ide e mirë pasi parku është i mrekullueshëm dhe jo shumë larg, derisa mësova që fëmijët nën 13 vjeç duhet të shoqëroheshin nga një i rritur në çdo moment. Djali im më i vogël është 11 vjeç, kështu që kjo do të thoshte se do të ngjitesha në litarë dhe do të lundroja përgjatë zipline.

Deri këtu asgjë për t’u shqetësuar, por ndërsa fëmijët e mi ishin si kacavjerrës të vegjël duke ngjitur malin, natyra ime e dobët dhe mungesa e plotë e forcës së sipërme të trupit më bënin që të frikësohesha.

Lexoni: E dini se mund të bëni Zip Line nga Kulla Eiffel falas?

Kur jam në zip line, unë mund të arrij një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dëshira ime për të mos u përplasur në pemë ishte aq e fortë saqë arrita të frenoja fort. Frenimi im më bëri që të mos përfundoja në fund të platformës. U përpoqa që të rrëshqisja por ishte e kotë. Kisha ngecur aty.

Pasi bërtita për ndihmë një vajzë e re erdhi dhe përdori forcën e saj për të më tërhequr përsëri në platformë. Pastaj ajo më dërgoi për të bërë një zip line tjetër, e bindur se unë mund ta bëja atë.

E kuptova se kjo eksperiencë që përjetova në fakt ishte një problem edhe në karrierën time. Unë kam shumë frikë të bëj një gabim ose të lëndohem dhe në këtë mënyrë bëj një hap mbrapa dhe rezultati është e kundërta e asaj që dua.

Të jesh *solopreneur do të thotë që unë jam 100% e përgjegjëse për vendimet e biznesit. Kjo tingëllon mirë, por gjithashtu do të thotë që unë jam 100% përgjegjëse për dështimet. Dhe meqenëse nuk më pëlqen dështimi, kjo më mban larg arritjes së qëllimeve të mia.

Fëmijët e mi arritën që frikën për këtë aventurë zip line, ta kthenin në sukses.

Po ju them se çfarë ndryshimesh do të bëj pas kësaj aventure dhe çfarë mësimesh nxorra:

  • Thoni po dhe pastaj gjeni një mënyrë për ta bërë atë. Tani për tani, unë kam prirje të pres deri sa të kem një zgjidhje para se të them po. Nëse duket interesante, unë në fund e realizoj atë.
  • Do të rris rrjetin tim të kontakteve. Unë do të shkoj t’ju flas personave të tjerë dhe nuk do të pres më që ata të më kontaktojnë mua.
  • Ndiqni idetë që duken të çmendura. Kam shumë gjëra që kam dashur t’i bëj për një kohë të gjatë, por nuk i kam bërë, sepse tingëllojnë sikur ekziston një potencial i lartë për dështim. Por, a nuk po gaboj duke mos e provuar? Unë tashmë jam në skenarin tim më të keq.

Mesazhi i fundit që unë kam është: Mos lejoni që një dështim i vogël t’ju mbajë larg suksesit.

Lexoni: Si këta 10 miliarderë janë ballafaquar me dështimin?

*solopreneur – një person që krijon dhe drejton një biznes vetë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0